dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Enti Shtetëror i Revizionit - 22 vjet punë, sfida dhe suksese!

17.12.2021
Слика
Државен завод за ревизија - 22 години работа, предизвици и успеси!

24 vjet më parë, në vitin 1997 u miratua Ligji i parë për revizion shtetëror me të cilin u definua fushëveprimi, kushtet dhe mënyrën e kryerjes së revizionit shtetëror. Enti Shtetëror i Revizionit udhëtimin e tij e filloi më 1999, duke dëshmuar domosdoshmërinë e formimit të tij si një institucion i rëndësishëm për mbikqyrjen e mjeteve publike dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Rrugëtimi i Entit Shtetëror të Revizionit gjatë gjithë këtyre viteve u karakterizua me shumë punë dhe përkushtim, ndërsa sukseset janë të dukshme 22 vjet më pas.

Dy dekada më parë, Enti Shtetëror i Revizionit punën e tij e filloi si institucion publik, me numër të kufizuar të të punësuarve dhe zbatuan dhjetra revizione, kryesisht revizione të rregullshmërisë (revizione financiare bashkë me revizione të pajtueshmërisë). Ky institucion është rritur profesionalisht, sot ka 112 punonjës dhe realizon më shumë se 70 revizione në vit, duke përfshirë revizione të suksesit, revizionet IT dhe revizione për monitorimin e rekomandimeve të dhëna.

Falë profesionalizmit, integritetit dhe paanshmërisë, ESHR-ja sot gëzon kredibilitet të lartë si një nga institucionet më të njohura në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka shënuar rezultate të kënaqshme edhe në nivel ndërkombëtarë. Padyshim është pjesëmarrja e ESHR-së në kongrese dhe konferenca INTOSAI-it dhe EUROSAI-it, pjesëmarrja në shumë grupe operacionale ndërkombëtare, si dhe botimi i artikujve me tema aktuale dhe qasje inovative te revizionet në gazeta dhe revista profesionale.

Ashtu si edhe më parë, Enti Shtetëror i Revizionit do të mbetet një institucion suprem i pavarur nga sektori publik, duke përmirësuar cilësinë e punës së tij dhe duke i siguruar Kuvendit dhe publikut raporte cilësore, të besueshme dhe relevante. Duke pasur parasysh përgjegjësinë e madhe në drejtim të garantimit të vazhdueshëm për nivelin më të lartë të cilësisë së raporteve të revizionit, detyra kryesore e ESHR-së do të mbetet përcakitimi i gjendjeve në raportet e revizionit të jenë të dukshme për publikun e gjerë, ndërsa rekomandimet e dhëna të kenë efekte pozitive në punën e subjekteve të sektorit publik, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Maqedonisë.

Ne punojmë çdo ditë për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë në përdorimin e mjeteve publike, me qëllim që mediumet dhe qytetarët të jenë aleatët tanë në realizimin e objektivave tona strategjike.

Në këtë përvjetor, ne ndajmë me bashkëpunëtorët tanë krenarinë për përparimin e jashtëzakonshëm ESHR-së ndër vite. Pjekuria e lartë profesionale, përgjegjësia, pavarësia, etika dhe puna ekipore në të cilën respektohet maksima “më pak unë, a më shumë ne”, karakterizon institucionin dhe punonjësit e tij, që kontribuon në punën cilësore dhe të suksesshme të ESHR-së në përpjekjet për të siguruar pavarësinë kushtetuese, financiare dhe operacionale.