dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Dita Ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit

14.12.2021
Слика
Меѓународен ден за борба против корупцијата

Me rastin e 9 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare për luftë kundër Korrupsionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendëskryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi morën pjesë në ngjarje me ftesë të Kabinetit të Zëvendëskryeministrit për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, në kuadër të kësaj dite theksoi se Enti Shtetëror i Revizionit si institucion suprem i revizionit më shumë se 20 vjet me sukses e realizon misionin e tij në përputhje me parimet themelore të pavarësisë, transparencës, etikës, cilësisë dhe llogaridhënies.

Enti Shtetëror i Revizionit i siguron mbështetje Kuvendit të RMV-së në përmbushjen e kompetencave të tij duke evidentuar dhe paraqitur parregullsi, raste të veprimeve të paligjshme dhe raste të mundshme të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Linku i videos:
https://www.youtube.com/watch?v=i7C6kgHk4zU

 

Në ngjarjen e organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zëvendëskryerevizori shtetëror mr.Orhan Ademi, theksoj se Enti Shtetëror i Revizionit për të parën herë përgatiti Pyetësor për integritet të cilën e shpërndahu te 174 institucione të sektorit publik dhe i përfshiu përdëruesit më të rëndësishëm të mjeteve nga Buxheti i RMV-së dhe njësive të vetëqeverisjes lokale.

Pyetësori përbëhet nga 102 pyetje të ndara në 12 fusha që mbulojnë rreziqet individuale me të cilat përballen institucionet gjatë ballafaqimit me korrupsionin si dhe vlerësimin e sistemit të vendosur të kontrollit me qëllim menaxhimin e përshtatshëm me rreziqet e përhershme në funksion të realizimit efikas të qëllimeve të institucioneve nga sektori publik.