dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Reformat në decentralizimin fiskal sfidë për revizorët shtetëror

26.11.2021
Слика
Реформите во фискалната децентрализација предизвик за државните ревизори

Në periudhën prej 16-20 nëntor kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi vizitë studimore në Republikën Sllovake, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Vizita studimore u fokusua në decentralizimin fiskal, ku u përfshinë edhe çështjet për kryerjen e kontrollit dhe revizionit të njësive të vetëqeverisjes lokale. Vizita u realizua si pjesë e projektit të cilën Ministria e Financave e Republikës së Sllovakisë e zbaton me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Përfaqësuesit nga të dy vendet patën mundësinë të shkëmbejnë përvojat e tyre në lidhje me kompetencat dhe veprimet në fushën e financave vendore, duke iu referuar rregulloreve ligjore që rregullojnë kompetencat bartëse dhe burimore të njësive të vetëqeverisjes lokale, taksat dhe tatimeve lokale, buxhetimit të të ardhurave, menaxhimin e pronës dhe kryerjen e revizionit të raporteve financiare të komunave.

“Roli i institucioneve supreme të revizionit në vetëqeverisjen lokale nuk është vetëm të theksojnë rreziqet që lidhen me veprimtarinë e njësive të vetëqeverisjes lokale, por edhe të ofrojnë zgjidhje për parandalimin e tyre”- është përfundim i përbashkët i kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski dhe nënkryetarit të Zyrës Supreme të Revizionit Ljubomir Andresi.