dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Buzëqeshja e fëmijëve zbukuroi Entin Shtetëror të Revizionit

18.11.2021
Слика
Детската насмевка го разубави Државниот завод за ревизија

Enti Shtetëror i Revizionit në frymën e ngritjes së ndërgjegjes për të drejtat e fëmijëve, dhe me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve 20 Nëntori, organizoi shoqërim dhe shëtitje edukative në institucionin suprem të revizionit për fëmijët e punonjësve.

Fëmijët u njohën me veprimtarinë dhe punën e ESHR-së, kushtet në të cilat kryhet revizioni dhe institucionin ku punojnë prindërit e tyre. Me fjalim i përshëndetën Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendësi i kryerevizorit shtetëror mr. Orhan Ademi, të cilët përmes shembujve të tyre personal dërguan mesazhe dhe inkurajuan fëmijët që të jenë të mirë, të zgjuar dhe të suksesshëm, në mënyrë që në të ardhmen të jenë krenaria e prindërve dhe vendit tonë.

Fëmijët ishin shumë të lumtur, të kënaqur me shoqërimin, prezantimet edukative dhe lojërat, dhe njëherazi shfaqën interesim të madh për marrjen e njohurive lidhur me punën e revizionit dhe revizionin.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1959 miratoi Deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa në vitin 1989 u miratua edhe Konventa për të drejtat e fëmijëve, të cilën Republika e Maqedonisë e ratifikoi në vitin 1993.

Qëllimi i festimit të Ditës Botërore të Fëmijëve është tërheqja e vëmendjes së publikut të gjerë për të gjitha detyrimet që ka shoqëria ndaj fëmijëve, si dhe problemet më të rëndësishme me të cilat përballen fëmijët.

 

Linku deri te video e faqes së Facebook-ut:

Државен завод за ревизија/Enti Shtetëror i Revizionit/State Audit Office - Одбележување на Светскиот ден на детето во ДЗР | Facebook