dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe elektronike

09.11.2021
Слика
Известување до радиодифузерите, печатените медиуми и електронските медиуми (електронските портали)

Enti Shtetëror i Revizionit informon të gjithë radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portale elektronike) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë marrë pjesë në përfshirjen mediatike në raundin e dytë të procesit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2021 janë të detyruar te Enti Shtetëror i Revizionit jo më vonë se 15 ditë nga dita e përfundimit të fushatës zgjedhore për raundin e dytë, përkatësisht deri më 13 nëntor 2021 të dorëzojnë Raport për hapësirën e shfrytëzuar reklamuese nga secili prej pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore dhe mjetet e paguara ose të kërkuara në këtë bazë në përputhje me dispozitat e nenit 85-a të Kodit Zgjedhor Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/ 16, 136/16, 142/16, 67/17, 125 / 17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18, 27/19 dhe ,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/19, 42/20 dhe 74/21 dhe 215/21). Raporti dorëzohet në formularin e përcaktuar nga Ministri i Financave.

Ju informojmë se formulari i raportit është i paraparë me Rregulloren për formularin e raportit për hapësirën reklamuese që e shfrytëzon secili prej organizatorëve të fushatës zgjedhore dhe mjetet që janë paguar ose të kërkuara në këtë bazë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 79/11 dhe 60/14).

Gjithashtu, për informim tuaj, rregullorja e theksuar është publikuar në faqen zyrtare të Entit Shtetëror të Revizionit  www.dzr.mk , në skedën Zgjedhjet Lokale 2021, në aktet nënligjore, në linkun e mëposhtëm:

 

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-10/Pravilnik_izmena_pravilnik_obrazec_izvestaj_reklamen_prostor_organizatori_izborna_kampanja.pdf  

 

Raport për hapësirën e shfrytëzuar reklamuese nga secili prej pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore dhe mjetet që paguhen ose kërkohen në këtë bazë është e nevojshëm të dorëzohet në arkivin e Entit Shtetëror të Revizionit në adresën: rr. "Pavel Shatev" nr. 2, Pallati "Emanuel Çuçkov" Shkup, ose në mënyrë elektronike në adresën elektronike zyrtare të ESHR-së, gjegjësisht [email protected] të dorëzuar nga adresa elektronike e radiodifuzerat, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portale elektronike) të regjistruara në Regjistrin e Radiodifuzerëve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portale në internet) të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Për këtë qëllim, Enti Shtetëror i Revizionit më 13 nëntor do të sigurojë funksionimin e rregullt të Arkivit për pranimin e raporteve deri në ora 24:00, ndërsa njëkohësisht do të mundëson pranimin elektronik të tyre në adresën zyrtare të ESHR-së [email protected] .

Sugjerojmë se në pajtim me dispozitat e nenit 189-a paragrafi 1 të ligjit të theksuar, është paraparë gjobë në shumë prej 4.000 euro në kundërvlerë në denarë, e cila për kundërvajtje do t'i shqiptohet radiodifuzerëve ose mediave të shkruara që nuk do të dorëzojnë raport për hapësirën reklamuese të përdorur nga secili pjesëmarrës në fushatën zgjedhore dhe mjetet që paguhen ose kërkohen në këtë bazë, jo më vonë se 15 ditë nga dita e përfundimit të fushatës zgjedhore. Gjithashtu, gjobë në shumë prej 500 deri në 1.500 euro në kundërvlerë në denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje kryeredaktorit për veprimet nga paragrafi 1 i nenit 189-a.