dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Forcim i bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe Prokurorisë Publike

05.11.2021
Слика
Зајакнување на соработката меѓу ДЗР и Јавното обвинителство

Përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit të udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike të udhëhequr nga Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, më 4 nëntor 2021, realizuan takim pune në kuadër të Projekti “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë për Komunikim të Entit Shtetëror të Revizionit 2018-2022”, i cili realizohet nga Enti Shtetëror i Revizionit në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe Institutin Resis.

Qëllimi i takimit të punës është zbatimi i Strategjisë për Komunikim të Entit Shtetëror të Revizionit, e cila në këtë fazë është e fokusuar në strukturimin dhe përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me Prokurorinë Publike dhe institucionet e tjera kompetente, me të cilat do të sigurohet realizimi konsekuent i kompetencave ligjore.

Në takim u prezantua draft-protokolli i komunikimit mes dy institucioneve, i cili duhet të kontribuojë në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, për të cilin përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën gatishmërinë për intensifikimin e aktiviteteve.

Takimi i punës rezultoi me përfundimet në drejtim të nominimit të personave nga të dy institucionet për të realizuar  një komunikim më të shpejtë dhe më efikas, inicimin e ngjarjeve edukative për revizorët dhe prokurorët si një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, definimi i përbashkët i formës në të cilën do të theksohen gjetjet dhe gjendja e përcaktuar Raportet Përfundimtare të Revizionit sipas të cilave prokuroria publike duhet të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore, si dhe nënshkrimi i Memorandumit për Bashkëpunim.