dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale 2021

27.10.2021
Слика
Известување до учесниците во изборна кампања на Локалните избори 2021 година

Enti Shtetëror i Revizionit ju sugjeron të gjithë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore se janë të detyruar një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore, gjegjësisht një ditë para rrethit të dytë të votimit më 30 tetor 2021 që të përgatitin dhe të dorëzojnë te Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Raport me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë transaksionale për financimin e fushatës zgjedhore, në përputhje me nenin 84-b paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor ( "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 40 / 2006, 136/2008, 148/2008, 155/2008, 163/2008, 44/11, 51/11, 142/12, 31/13, 34 , 14/14, 30/14, 196/15 , 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140 /18, 208/18 dhe 27/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ numër 98/19, 42/20, 74/21 dhe 215/21).

 

Për këtë qëllim, Enti Shtetëror i Revizionit më 30 tetor do të sigurojë funksionimin e rregullt të Arkivit për pranimin e raporteve deri në ora 24:00, dhe njëkohësisht do të sigurojë pranimin elektronik të tyre në adresën zyrtare të ESHR-së   dzr @ dzr.gov.mk.

Theksojmë se Raporti me formularin për donacionet e marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore janë të detyruar ta përgatisë formular të përcaktuar nga ministri i financave, respektivisht, në përputhje me Rregulloren për formularin e raportit me specifikimin e shpenzimeve për të hyrat dhe daljet në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore dhe raportin e donacioneve të marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 80/2021 dhe 218/ 2021). Pjesë plotësuese e këtij rregulli është Udhëzimi për mënyrën e plotësonit të formularit të raportit.

 

Subjektet politike janë të detyruara t'i publikojnë këto raporte në ueb faqet e tyre.

Për informacionin Tuaj, rregullorja e theksuar është publikuar në ueb faqen e Entit Shtetëror të Revizionit  www.dzr.mk , në skedën Zgjedhjet Lokale 2021, në nënskedën e akteve ligjore në linkun vijues:

 

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-09/Pravilnik_za_%20izmenuvanje_%20na_Prav_izveshtaj_IK.pdf