dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Dorëzim i kërkesave/propozimeve për kryerjen e revizioneve

26.10.2021
Слика
Доставување на барања/предлози за вршење на ревизии до Државниот завод за ревизија

Në pajtim me Ligjin për revizion shtetëror, Rregulloren për mënyrën e kryerjes së revizionit shtetëror dhe Udhëzimit për planifikimin strategjik dhe vjetor të revizioneve, Kryerevizori shtetëror miraton Programin e Punës të Entit Shtetëror të Revizionit me të cilën përcakton aktivitetet e revizionit që do të realizohen për vitin e ardhshëm kalendarik. E njëjta dorëzohet tek Kuvendi i RMV-së dhe publikohet në faqen e internetit të ESHR-së.

Gjegjësisht, Enti Shtetëror i Revizionit, në pajtim me nenin 23 të Ligjit për revizion shtetëror, detyrimisht një herë në vit kryen revizion të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxhetet e Fondeve në vend. Në lidhje me subjektet tjera që mund të jenë lëndë e revizionit, të njëjtat rregullohen me nenin 22 të këtij ligji dhe kryhen brenda afateve të përcaktuara me Programin Vjetor të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit.

Gjatë procesit të përgatitjes së Programit të Punës së Entit Shtetëror të Revizionit, gjithashtu shqyrtohen edhe propozimet e dhëna nga ana e palëve të jashtëm të interesuar siç janë:

  • Kërkesat për revizion nga ana e Kuvendit të RMV-së në përputhje me kriteret për planifikim vjetor të revizionit;
  • Kërkesat për revizion nga subjektet (Qeveria e RMV, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, organizatat qytetare, palët e treta të interesit) dhe
  • Kërkesat/Propozimet që vijnë nga interesi i madh i publikut.

Kërkesat/Propozimet të cilët rrjedhin nga palët e jashtme të interesit mund të pranohen nëse janë në përputhje me planin strategjik të revizionit të ESHR-së dhe burimet e disponueshme për vitin në fjalë, si dhe në përputhje me procedurat e vlerësimit të rrezikut gjatë planifikimit vjetor të revizionit.

Për këtë qëllim Enti Shtetëror i Revizionit i fton dhe njëkohësisht i inkurajon të gjitha palët e jashtme të interesuara që të paraqesin kërkesat/propozimet e tyre për subjektet për të cilat ka interes të rritur publik për kryerjen e revizionit shtetëror.

 Puna e përgjegjshme, llogaridhënja dhe transparenca janë vlerat themelore për të cilat angazhohet vazhdimisht Enti Shtetëror i Revizionit, si Institucioni Suprem i Revizionit në vend.

Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë të letrës tek Entin Shtetëror i Revizionit (rr. Pavel Shatev nr. 2, Pallati "Emanuel Çuçkov") ose në mënyrë elektronike në faqen e internetit të ESHR-së, më së voni deri më 10.11.2021, në linkun e mëposhtëm:

https://dzr.mk/contact/barane_za_revizija