dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale 2021

14.10.2021
Слика
Известување до учесниците на Локалните избори 2021 година

Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2021, janë të detyruar më 16 tetor (e shtunë) 2021, një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në Entin Shtetëror të Revizionit të dorëzojnë Raport me formular për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore, në përputhje me nenin 84-b paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 40/2006, 136/2008, 148/2008, 155 /2008, 163/2008, 44/11, 51/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16 , 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18 dhe 27/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 98/19, 42/20, 74/21 dhe 215/21).

Për këtë qëllim, Enti Shtetëror i Revizionit më 16 tetor do të sigurojë funksionimin e rregullt të Arkivit për pranimin e raporteve deri në orën 24:00, dhe gjithashtu do të sigurojë edhe pranimin elektronik të të njëjtit në adresën zyrtare të ESHR-së dzr @ dzr.gov.mk .

Theksojmë se Raporti me formularin për donacionet e marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore është i detyruar ta përgatisë formular të përcaktuar nga ministri i financave, respektivisht në përputhje me Rregulloren për formularin e raportit me specifikimin e shpenzimeve për të hyrat dhe daljet në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore dhe raportin e donacioneve të marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 80/2021 dhe 218/ 2021). Pjesë plotësuese e këtij rregulli është Udhëzimi për mënyrën e plotësonit të formularit të raportit.

Subjektet politike janë të detyruara t'i publikojnë këto raporte në ueb faqet e tyre.

Për informacionin Tuaj, rregullorja e theksuar është publikuar në veb faqen e Entit Shtetëror të Revizionit  www.dzr.mk  , në skedën Zgjedhjet Lokale 2021, në nënskedën e akteve ligjore në linkun vijues.

 https://dzr.mk/sites/default/files/2021-09/Pravilnik_za_%20izmenuvanje_%20na_Prav_izveshtaj_IK.pdf