dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Njoftim për pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale 2021

12.10.2021
Слика
Известување до учесниците на Локалните избори 2021 година

I ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore Zgjedhjet Lokale 2021 të cilët nuk kanë dorëzuar në Entin Shtetëror Revizionit Raport me formular për donacionet e marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore në ditën e 11-të të fushatës zgjedhore, dmth deri në 7 tetor 2021, ora 24:00, në afat sa ma të shpejt të ndërmarrin masa dhe aktivitete për dorëzimin e tyre në përputhje me dispozitat e nenit 84-b paragrafi 2 dhe në lidhje me nenin 71 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 142/12, 31/13, 34/ 13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18, 27/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 98/19, 42/20 dhe 74/21 dhe 215/21).

Raporti me formular për donacionet e marra në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore në ditën e 11-të të fushatës zgjedhore duhet të dorëzohet në arkivin e Entit Shtetëror të Revizionit adresën: rr. "Pavel Shatev" nr. 2, Pallati "Emanuel Çuçkov" Shkup, ose në mënyrë elektronike në e-mail adresën zyrtare të ESHR-së gjegjësisht [email protected] dërguar nga e-mail adresa e pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore e cila është e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ju informojmë se formulari i theksuar është postuar në faqen e internetit të ESHR-së dhe mund ta shkarkoni në lidhjen e mëposhtme:

Theksojmë se, nëse nuk veprohet sipas sugjerimeve të dhëna, Enti Shtetëror i Revizionit ka kompetenca në përputhje me nenin 177-a paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor për të paraqitur propozim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për miratim të Vendimit për ndalimin (pezullimin) e pagesës së kompensimit të shpenzimeve për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale për vitin 2021 që paguhen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të cilët nuk do të respektojnë dispozitat e nenit 84-b paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor, gjegjësisht nuk do t'i dorëzojë raportet e lartëpërmendura në afatin dhe përmbajtjen e përcaktuar Entin Shtetëror të Revizionit.

Potencojmë se në përputhje me dispozitat e nenit 189 paragrafi 4 të ligjit në fjalë parasheh gjobë në vlerë prej 9,000 euro në kundërvlerë në denarë që do t'u shqiptohet për kundërvajtje ndaj një partie politike, koalicioni ose kandidati të pavarur nëse nuk paraqesin një raport mbi financimin e fushatës në periudhën e parashikuar në nenin 84-b të Kodit Zgjedhor.