dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit

12.10.2021

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 8 tetor 2021, u mbajt takim pune ku morën pjesë delegacion i Entit Shtetëror të Revizionit i udhëhequr nga kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, delegacioni nga Enti Shtetëror i Revizionit të R. së Kroacisë i udhëhequr nga zëvendësja e kryerevizorit shtetëror znj. Nedilka Rogoshiq, Kryetarja e Komisionit për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Kroacis znj. Grozdana Peric dhe përfaqësuesit e Kuvendit të RMV-së të udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut  z. Goran Misovski.

Bashkëpunimi midis Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përpunimi i raporteve të revizionit, shqyrtimi dhe diskutimi i tyre në seancat e trupave punues dhe seancat e Kuvendit është me rëndësi të veçantë për kontrollin dhe mbikëqyrjen e shpenzimeve të mjeteve publike. 

Falë përvojave të vendeve të tjera në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë kanë filluar konsultimet për shqyrtimin formal të raporteve të revizionit në drejtim të vendosjes së mekanizmit efektiv të shqyrtimit të raporteve të revizionit.

Kryerevizori shtetëror theksoi se me shqyrtimin e raporteve të revizionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurohet vlera e shtuar nga revizioni shtetëror dhe sigurim i mjedisit të përshtatshëm kontrollit.

Takimi u mbajt si pjesë e aktiviteteve të tvining projektit të EU-IPA "Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare", me të cilën është parapa forcimi i bashkëpunimit të Entit Shtetëror të Revizionit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.