dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Vizitë studimore në Republikën e Kroacisë

05.10.2021

Delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i udhëhequr nga kryerevizori shtetëror              mr. Maksim Acevski, në kuadër të aktiviteteve të tvining projektit, si pjesë e aktiviteteve të Komponentës 3 - "Përmirësimi i funksionit të kontrollit legjislativ të Parlamentit bazuar në shqyrtimin dhe diskutimin e raporteve të revizionit të ESHR-së ” në periudhën prej 27.09. - 01.10.2021, bëri vizitë studimore në Zagreb, Republika e Kroacisë. Për atë qëllim u ftuan edhe përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, z. Goran Misovski. 

Gjatë vizitës studimore, u mbajtën takime dhe u shkëmbyen përvojat me kryerevizorin shtetëror të Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë, z. Ivan Klesiq dhe me Kryetarin e Komisionit për Financa dhe Buxhet të Shtetit, znj. Grozdana Periq, në lidhje me mënyrën e veprimit me raportet e revizionit dhe raportin vjetor të punës së ESHR-së të dorëzuara në Kuvend. 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerevizori shtetëror realizuan takim edhe me nënkryetarin e Kuvendit  të Republikës së Kroacisë, Zhelko Rejner, për të cilën u bisedua për bashkëpunimin e vazhdueshëm bilateral midis dy vendeve dhe nismat për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit gjithashtu vizituan Kuvendin e Republikës së Kroacisë dhe u takuan deputetët Ermina Lekaj, Silvano Hrelja dhe Erik Fabijaniq, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë midis Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë sesioneve të punës, u prezantuan përvojat e Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Kroacisë në lidhje me përgatitjen e raporteve të revizionit dhe shqyrtimin e tyre në Kuvendin e Republikës së Kroacisë. Në diskutimet, pjesëmarrësit theksuan se ekzistenca e kornizës formale dhe institucionale për bashkëpunim, përpunim të raporteve të revizionit, shqyrtim dhe diskutimi i tyre në trupat punues të Kuvendit është një përfitim i pazëvendësueshëm në kontrollin publik dhe inspektimin e shpenzimeve të fondeve publike.