dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përfaqësuesit e Delegacionit të BE -së në vizit të ESHR-së

05.10.2021
Слика
Состанок со претставниците на ЕУ Делегацијата во Скопје

Me ftesë të kryerevizorit shtetëror mr. Maksim Acevski, a me rastin e emërimit në funksionin e Menaxherit të Programit të Delegacionit të BE -së në vendin tonë, z. Javier Castillo Alvarez dhe  Freek Janmaat, Shef i Departamentit të Ekonomisë, Ndërtimit të Institucioneve dhe Bashkëpunimit Ndërkufitar, e vizituan Entin Shtetëror të Revizionit.

Kryerevizori shtetëror i informoi përfaqësuesit e delegacionit të BE -së për aktivitetet e realizuara nga tvining projekti "Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare"të cilën Enti Shtetëror i Revizionit e zbaton së bashku me Institucionet Supreme të Revizionit të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bullgarisë, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në takim u prezantuan aktivitetet e Entit Shtetëror të Revizionit, progresi në funksionimin dhe organizimin e punës, si dhe rezultatet e arritura në pjesën e vlerës së shtuar nga revizionet e kryera, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së ESHR-së dhe forcimin e kapaciteteve të stafit të institucionit.

Përfaqësuesit e delegacionit të BE -së shprehën kënaqësinë me të dhënat dhe rezultatet e paraqitura nga puna e Entit Shtetëror të Revizionit, duke theksuar angazhimin e tyre për mbështetje të mëtejshme në forcimin e rolit të ESHR-së si institucion në shërbim të publikut.