dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Konferenca përmbyllëse për sfidat në sistemin e prokurimit publik

29.09.2021
Слика
Главниот државен ревизор како панелист на конференцијата

Më 23 shtator 2021, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski mori pjesë në panel diskutimi në konferencën përfundimtare të organizuar nga Qendra për Komunikimet Qytetare me temën ,,Nevoja dhe sfidat në forcimin e integritetit në prokurimet publike".

Në fjalimin e tij, kryerevizori shtetëror theksoj se në fushën e ndarrjes së marrëveshjeve për prokurimet publike janë dy qasje esenciale, parandalimi dhe represioni.  Në këtë kontekst, ai shtoi se asnjë ligj, akt nënligjor ose strategji nuk do të japë rezultatet e pritshme nëse nuk ka një angazhim të sinqertë për të lëvizur gjërat në drejtim të sigurimit të vlerës adekuate për paratë e dhëna.

Kryerevizori shtetëror potencoi se nëse duam të kemi procedura të mira për prokurimet publike dhe mbrojtjen e fondeve të tatimpaguesve, duhet të pyesim për mënyrën e vendosjes organizative të sektorit të prokurimit publik në të gjitha organet kontraktuese, si dhe për cilësinë e burimeve njerëzore dhe nivelin e integritetit dhe pavarësisë së anëtarëve që janë pjesë e komisioneve për zbatimin e prokurimit publik.

Si dobësi në procesin e ndarrjes së marrëveshjeve të prokurimit publik ishte theksuar fakti se në njësitë e vetëqeverisjes lokale ekziston mundësia për ndarrjen në grupe të prokurimeve publike, por kjo mundësi përdoret rrallë. Një veprim i tillë mund të kontribuojë në efekte më të mëdha duke siguruar profesionistë të cilët mund të përgatisin dokumentacionin përkatës të tenderit të ekspertëve dhe vlerësimin e ofertave, që do të kontribuojnë në racionalizimin e shpenzimeve dhe të burimeve njerëzore të përfshira në prokurime publike.

Konferenca u realizua në kuadër të projektit ,,Drejt ndërmarrjeve publike llogaridhënëse’’, që e zbatoi Qendra për Komunikime Qytetare me mbështetje financiare nga Mbretëria e Holandës, dhe u përqendruan në ndërtimin e kapacitetit për luftë kundër korrupsionit në ndërmarrjet publike të themeluara nga Qeveria e RMV-së, Qyteti Shkupi dhe komunat Gostivar, Kavadarci dhe Strugës.