dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori me temë Korrupsioni dhe mashtrimi

23.09.2021
Слика
Конференција на тема Корупција и измама

Në kuadër të aktiviteteve të tvining projektit "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit", dhe me iniciativën e Entit Shtetëror të Revizionit, punonjësit e ESHR-së morën pjesë në punëtori dy-ditore me temë "Korrupsioni dhe mashtrimi", e realizuar nga znj. Lena Andersen, eksperte në fushën e parandalimit të korrupsionit.

Në punëtori, përmes diskutimit dhe ushtrimeve interaktive, revizorët patën mundësinë të paraqesin përvojat dhe qëndrimet e tyre praktike mbi disa tema në kontekstin e luftës për parandalim dhe trajtim të korrupsionit, si dhe të shkëmbejnë përvojën e tyre në zbulimin e rasteve të mundshme të korrupsionit dhe mashtrimit gjatë kryerjes së revizionit në subjektet lëndë të revizionit.

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, në kontekst të temës së trajnimit, theksoi se investimi më i madh në menaxhimin me mashtrimet dhe korrupsionet paraqet parandalimi dhe krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dhe vetëdijshëm për rezistencën ndaj tij.

Nga ana e ligjërueses znj. Lena Andersen u prezantuan format dhe llojet e ndryshme të korrupsionit, procesi i menaxhimit me rrezik nga korrupsioni, si dhe veprimet e vendeve të rajonit në përpjekjet për të siguruar llogaridhënie më të madhe të institucioneve me qëllim respektimin dhe sundimin e konsiderueshëm të ligjit.