dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR, KSHPK dhe KIBS nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

23.09.2021
Слика
Потпишување на Меморандум за соработка и Протокол за размена на податоци

Më 22 shtator 2021, Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Shtëpia e kliringut KIBS nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim të Përbashkët dhe Protokoll për Shkëmbim të të Dhënave.

Memorandumi u nënshkrua me qëllim zbatimin e dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Ligjit për Revizion Shtetëror, për të siguruar të dhënat e nevojshme nga Regjistri i Vetëm i Llogarive të Transaksioneve (ERTS) për nevojat e mbikëqyrjes së kryer mbi transaksionet në fushatën zgjedhore.  Me këtë aktivitet krijohen kushtet për realizimin e kompetencave, të drejtave dhe detyrimeve të KSHPK-së dhe ESHR-së në kryerjen e mbikëqyrjes dhe revizionit të fushatës zgjedhore.

Protokolli i nënshkruar siguron kushte për shkëmbimin e të dhënave me të cilën rregullohet përfshirja e të dhënave, afatet e dorëzimit, lidhjet për shkëmbimin e të dhënave dhe teknikave tjera dhe karakteristikave teknologjike e shkëmbimeve të sigurta të të dhënave.