dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Dialogu publik për reformat në sektorin e jurisprudencës

16.09.2021
Слика
Учесниците на јавниот дијалог на тема реформи во правосудениот сектор

Më 15.09.2021 nga Instituti për Politikat Evropiane, u organizua dialog publik me temën "Zbatimi i Strategjisë për Reforma në Sektorin Gjyqësor 2017 - 2022 me Plan Veprimi - deri ku jemi dhe çfarë më pas".

Gjatë ngjarjes, të pranishmëve me fjalim ju drejtua edhe kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, i cili referoi disa dobësi në rregullativën ligjore, si dhe në funksionimin e sektorit të gjyqësorit, duke theksuar:

"Nëse dëshironi të keni një gjyqësor të pavarur, duhet të sigurohen burimet e nevojshme financiare, burimet e nevojshme materiale dhe njerëzore dhe kushtet hapësinore që gjyqësori të mund të japë rezultatet e pritshme dhe të dëshiruara."

Ai theksoi se nëse dispozitat e Ligjit për Buxhetin e Gjyqësorit shikohen dhe vendosen në korelacion me dispozitat e Ligjit për Buxhetet, mospërputhja sistematike është evidente sepse Ligji për Buxhetet nuk njeh buxhet gjyqësor. Kryerevizori shtetëror theksoj se deri më tani, fondet që ndahen nga buxheti i shtetit, të cilat janë të destinuara për gjyqësorin, arrijnë në 0,3%, megjithëse Ligji për Buxhetin Gjyqësor parashikon ndarjen e fondeve në masën 0,8% të PBB -së.

Në kuadrin e sistemit të ndarjes së kontratave të prokurimit publik, i cili i referohet pushtetit gjyqësor dhe prokurorisë publike, u ngrit pyetja dhe dilema nëse ka nevojë që secila gjykatë individuale të dalë në treg dhe të prokurojë produkte të caktuara, kur në emër të pushtetit gjyqësor mund të ndahen kontrata që mund të sigurojnë cilësi dhe çmim adekuat për fondet e ofruara.

Dialogu zbatohet në kuadër të projektit "Partneriteti Justicia: Kthimi i Besimit të Qytetarëve", të cilën e zbatojnë Instituti për Politikat Evropiane dhe Asociacioni Zenit, dhe është e financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka për qëllim të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve në sektorin e gjyqësorit nëpërmjet përfshirjes së ndjeshëm të shoqërisë civile në reforma thelbësore.