dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Perspektiva gjinore në menaxhimin me financat publike

13.09.2021
Слика
Заедничка фотографија на учесниците на настанот

Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, së bashku me përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Revizionit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nga Republika e Maqedonisë së Veriut morën pjesë në ngjarjen rajonale për prezantimin e perspektivës gjinore në menaxhimin me financat publike dhe rëndësia e sistemeve të integruara të menaxhimit me financat në Tiranë, Shqipëri, në periudhën nga 7-8 Shtator 2021.

Futja e perspektivës gjinore në sistemet e integruara të planifikimit dhe menaxhimit financiar është thelbësore për të siguruar transparencën fiskale dhe llogaridhënien dhe forcimin e efektivitetit të politikave fiskale. Përvoja e paraqitur nga përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të tjera, i inkurajoi pjesëmarrësit të diskutojnë përfitimet e përfshirjes së perspektivave gjinore në sistemin e menaxhimit financiar nëpërmjet përdorimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si një mjet për të arritur barazinë gjinore dhe forcimin e rolit të grave. 

Gjatë ngjarjes u prezantua përparimi në zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe proceset e vazhdueshme për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional për përparimin e barazisë gjinore. Ngjarja rajonale ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira dhe dialog mbi sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja u organizua nga UN Women dhe u mbështet financiarisht nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar - AIDS dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.