dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kryerevizori shtetëror në vizitë te SAI i Republikës së Shqipërisë

13.09.2021
Слика
ГДР Максим Ацевски и Претседателот на ВРИ на Република Албанија

Më 07.09.2021, delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i kryesuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski realizoi takim pune me Kryetarin e  Institucionit Suprem të Revizionit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, dr. Arben Shehu.

Në takim u diskutuan sfidat dhe mënyra në të cilën dy institucionet supreme të revizionit merren me pasojat e shkaktuara nga pandemia globale KOVID-19. Kryerevizori shtetëror prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e revizioneve të kryera për dhënien e kontratave për prokurime publike, si dhe për marrjen e ndihmës jo-financiare, shpërndarjen dhe përdorimin nga institucionet e sektorit publik, për mbrojtjen dhe parandalimin e pandemisë së shkaktuar nga Korona virusi - KOVID -19. Gjithashtu u prezentuan rezultatet nga revizionet e zbatuara të suksesit në pjesën e menaxhimit me krizat, epidemit, mbrojtjen e pyejeve dhe tjera.  

Delegacionet shprehën kënaqësinë për angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e memorandumit të bashkëpunimit, të nënshkruar në vitin 2013, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit institucional, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë për revizionin e jashtëm, organizimin e revizioneve paralele në tema me interes të përbashkët mbështetje për zhvillimin dhe aplikimin e programeve të revizionit, shkëmbimin e informacionit dhe dokumentimin për aktivitetet profesionale, konferencat, trajnimet profesionale dhe seminaret.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e Institucioneve Supreme të Revizionit u zotuan se ky bashkëpunim do të thellohet më tej përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive midis dy institucioneve në vitet e ardhshme, si dhe në kryerjen e revizioneve të përbashkëta.