dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim me Paulina Stanoeva nga Delegacioni i BE-së

27.08.2021

Në ambientet e Entit Shtetëror të Revizionit, Znj. Paulina Stanoeva nga Delegacioni i BE -së në vend, mbajti takim me Kryerevizorin Shtetëror mr. Maksim Acevski dhe punonjësit e ESHR-së të cilët morën pjesë në mënyr aktive në aktivitetet e projektit të tviningit të kaluar dhe aktual të financuar nga fondet të BE -së.  

Takimi u mbajt me rastin e largimit të znj. Stanoeva nga pozita e Menaxherit të Programit në Delegacionin e BE -së, të cilin ajo e ka kryer me sukses gjatë shtatë viteve të fundit, ndërsa nga 1 shtator 2021 do të vazhdojë karrierën e saj profesionale në vendin fqinj.

Kryerevizori Shtetëror shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e suksesshme shumëvjeçare që znj. Stanoeva e dha për zhvillimin e ESHR-së dhe reformat në fushën e revizionit shtetëror, dhe në drejtim të zbatimit të standardeve ndërkombëtare të institucioneve supreme të revizionit dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane.

Znj. Stanoeva u drejtua me fjalë lëvdëruese për kooperativizmin e Kryerevizorit Shtetëror dhe punonjësit në ESHR, dhe për rezultatet e arritura dhe shprehu mbështetje në realizimin e aktiviteteve të ardhshme të tviningit. Aktivitetet e planifikuara i referohen përmirësimit të kuadrit juridik për kryerjen e revizionit shtetëror me qëllim sigurimin e pavarësisë kushtetuese, operacionale dhe financiare, si dhe forcimin e bashkëpunimit me të gjithë palët e interesuar për veprim efikase sipas rekomandimeve të revizionit.