dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

KSHZ ka paguar kompensime pa kritere matëse

28.07.2021
Слика
Државна изборна комисија (ДИК)

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                               

- Njoftim për mediume-

Shkup, 28.07.2021

 

Kompensime të paguara nga ana e Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve  pa kritere matëse dhe dokumente të kompletuara

 

Me revizionin e kryer për vitin 2019 revizorët shprehën opinion të pavolitshëm në lidhje me paraqitjen e vërtetë dhe objektive të pasqyrave financiare, si dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën ligjore përkatëse, politikat e vendosura dhe udhëzimet.

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e pasqyrave financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të llogarisë së buxhetit themelorë për vitin 2019.

Revizorët kryen revizion edhe te fondeve të aprovuara për aktivitetet zgjedhore në vitin 2019, për zgjedhjet e zbatuara për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave të Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës.

Revizorët konstatuan se nga numri i përgjithshëm prej 80 KKZ, 25 KKZ, gjegjësisht 31% nuk kanë dorëzuar raporte të punës tek KSHZ-ja edhe pse është detyrim në përputhje me Kodin Zgjedhor, në bazë të së cilës llogaritet dhe paguhet kompensimi për angazhimin e kryer.

Në lidhje me pagesën e mjeteve për shpenzimet rrjedhëse të bëra në lidhje me kryerjen e aktiviteteve zgjedhore të secilit Komision Komunal të Zgjedhjeve, revizorët konstatuan se pagesa e mjeteve tek disa KKZ janë kryer pa dokumentacion financiar të kompletuar dhe përkatës.

Për zbatimin e zgjedhjeve për Kryetar të RMV-së dhe zgjedhje të parakohshme për kryetarë të komunave të Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës në vitin 2019, për personat që janë anëtarë të Këshillave Zgjedhore (kryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre) gjithsej janë paguar 133 milion denarë, në bazë të vendimit të miratuar.

Këto mjete janë paguar në bazë të të dhënave të futura nga komisionet komunale të zgjedhjeve për pagesën e kompensimeve për këshillat zgjedhor. Revizioni nuk ishte në mundësi të krahasojë të dhënat e futura nga KKZ-të me të dhënat nga vendimet për pagesën e kompensimeve të përgatitura nga KSHZ-ja, për shkak të të dhënave të paparaqitura dhe të ruajtura në ueb aplikacion (në formë elektronike ose të letrës).

Për më tepër, revizorët konstatuan se për gjithsej 154 persona të angazhuar në trupat ndihmëse dhe personat e punësuar në shërbimin profesional të KSHZ-së, janë paguar mjete në shumë totale prej 5 milion denarë. Me analizën e kryer të pagesës së kompensimit në bazë të kësaj, revizorët konstatuan se kompensimi për kompetencat e punës dhe suksesit të punës si pjesë e kompensimit të plotë, është paguar në bazë të kritereve që nuk janë përcaktuar në mënyrë cilësore dhe të matshme.

Me revizionin e kryer të punës së rregullt, revizorët konstatuan se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka kryer regjistrimin e mjeteve dhe burimin e mjeteve në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore, i cili ka efekt të pamundësisë për të konfirmuar realitetin dhe objektivitetin e fondeve të deklaruara dhe burimet e tyre dhe uljes së cilësisë së pasqyrave financiare dhe informacioneve që ato ofrojnë.

Në pjesën e zbatimit të procedurave gjatë dhënies së kontratave për prokurimet publike, në raportin e revizionit theksohet se mënyra e vendosur e zbatimit të procedurave me negociata pa publikimin e konkursit nuk mundëson konkurrencën dhe trajtimin e barabartë ndërmjet operatorëve ekonomik.

Gjithashtu, në pjesën e raportit të revizionit që ka të bëj me Theksimin e çështjes së pasigurisë dhe vazhdimësisë, janë zbuluar gjendjet që mund të shkaktojnë implikime financiare në të ardhmen dhe ndikim në funksionimin e KSHZ-së, ndërsa të cilat janë në lidhje me procesin e zbatimit dhe realizimit të procedurave për prokurime publike të reja dhe plotësimin e zgjidhjeve ekzistuese softuerike në KSHZ dhe prokurimin të televizoneve që do të mundësojnë shfaqjen e rezultateve të zgjedhjeve në kushte të jashtme për mbrojtjen dhe mbajtjen e distancës për shkak të Covid 19, të cilat KSHZ i ka zbatuar për nevojat e zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2020.

Link deri tek raporti: 
https://dzr.mk/sites/default/files/2021-07/07_RR_Drzavna_izborna_komisi…

 

Press kontakti:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203

[email protected]

Mijalche Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak +389 75 268 517

[email protected]