dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Aktivitete për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

23.07.2021
Слика
Работна средба во просториите на ДЗР со г-ѓа Лена Андерсен

Më 22.07.2021, u mbajt takim pune midis Entit shtetëror të revizionit i përfaqësuar nga Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, me udhëheqësin e komponentës 3 e cila fokusohet në përmirësimin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, nga tuining projekti "Mbështetja e BE-së për sundimin e së drejtës ", Znj. Lena Andersen.

Nga ana e përfaqësuesit të tuining projektit u prezantua përvoja e deritanishme në luftën kundër korrupsionit, si dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të tuining projektit, përfshirë aktivitetin e sponsorizimit të studimeve master në Akademinë e njohur Ndërkombëtare për Antikorrupsion (IACA) në Laksemburg, Austri, në të cilën mund të aplikojnë edhe punonjësit e Entit shtetëror të revizionit.

Kryerevizori shtetëror prezantoi disa nga aktivitetet e ndërmarra deri më tani në këtë fushë dhe përvojën nga revizionet e kryera, si dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në pjesën e marrjes së informatave për veprimet e tyre në lidhje me raportet e revizioneve të ESHR-së.

Në takim u ra dakord për aktivitetet e ardhshme, përfshirë edukimin e punonjësve të Entit shtetëror të revizionit, për tema në fushën e luftës kundër korrupsionit. Nga ana e Znj. Lena Andersen, nga biblioteka e saj personale Entit shtetëror të revizionit ju dhuruan libra dhe literaturë nga fusha e revizionit dhe vlerësimit të rreziqeve në luftën kundër korrupsionit.