dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

950 mijë euro të papaguara në Buxhetin e RMV-së nga Komuna Gazi Babës

21.07.2021
Слика
Општина Гази Баба

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT                                                                               

-Njoftim për mediume-              

Shkup, 21.07.2021

 

950 mijë euro të papaguara në Buxhet në bazë të tjetërsimit dhe dhënies me qira të tokës ndërtimore në pronësi të RMV-së nga Komuna e Gazi Babës

 

Komuna e Gazi Babës nga periudha e marrjes së kompetencave nga viti 2012 deri në vitin 2020, fondet në bazë të tjetërsimit dhe dhënies me qira të tokës ndërtimore në pronësi të RMV-së i paguan në llogari joadekuate pagese që ka rezultuar me të ardhura më të ulëta në Buxhetin e RMV-së në vlerë prej 58,5 milion denarë në kurriz të të hyrave më të mëdha në buxhetin e Komunës së Gazi Babës dhe Qytetit të Shkupit. E njëjta gjë vlen për ndëshkimin e mbledhur kontraktual për mosrespektim të Ligjit për Tokë Ndërtimore, për shkak të së cilës më pak fonde në vlerë prej 1,2 milion denarë janë paguar në Buxhetin e RMV-së.

 

Enti shtetëror i revizionit revidoi pasqyrat financiare me revizionin e pajtueshmërisë për vitin 2019 të Komunës së Gazi Babës.

Revizorët gjetën dobësi në zbatimin e Ligjit për Trajtimin e Objekteve të Ndërtuara Në mënyrë të Paligjshme që kanë ndikim në të hyrat e realizuara mbi këtë bazë në Buxhetin e komunës. Komuna e Gazi Babës nuk përgatit raporte vjetore për përdorimin e fondeve nga tarifa për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe nuk i paraqet ato në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Në Komunën e Gazi Babës, Këshilli Bashkiak nga viti 2017 e tutje nuk ka miratuar Plane Vjetore të Punësimit të propozuara nga Kryetari i Komunës për shkak të të cilave në Komunë nuk ka mundësi për të punësuar njerëz të rinj pas daljes në pension të njerëzve në punët kyçe, gjë që ka ndikim në numrin e të punësuarve në administratën komunale i cili zvogëlohet ndjeshëm. Kjo situatë ka kontribuar që Komuna e Gazi Babës përmes agjensionit privat për punësim, të punësojë më shumë njerëz për të kryer detyra pune në punë të rregullta sipas aktit të sistematizimit që nuk janë plotësuar, dhe disa prej tyre punojnë në të njëjtat punë për më shumë se dy vjet, që nuk është në përputhje me Ligjin për Agjencitë Private të Punësimit.

Është konstatuar mosrespektim të dispozitave të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet e Qytetarëve dhe Ligjit për Sportet. Gjegjësisht, është i pranishëm fenomeni pa kriter ose pa përcaktimin e shumës maksimale dhe minimale për t'u alokuar fonde për kompani dhe shoqata dhe klube sportive.

Revizorët zbuluan se ka probleme në komunë në fushën e inventarizimit të pasurive dhe detyrimeve, një situatë e cila është aktuale për vite me radhë dhe nuk lejon harmonizimin e pasurive dhe detyrimeve të regjistrave të kontabilitetit dhe situatës aktuale të konstatuar me invertarizim.

Sa i përket investimeve kapitale, ka një mospërputhje me dispozitat e Ligjit për Ndërtim, i cili zakonisht i referohet raporteve të papërgatitura për pranimin teknik të ndërtesave ose ndërtimit fazor, si dhe mosrespektimit të dispozitave të kontratave.

Dobësi janë konstatuar edhe në zbatimin e Ligjit për Prokurime Publike për punë, veçanërisht në pjesën e përgatitjes së dokumentacionit teknik dhe llogaritjes projektuese të punëve ndërtimore në rastet kur çmimet për njësi zbatohen pa përmbajtur sasi për kryerjen e punëve duke mos respektuar gjithmonë parimin e ofertës ekonomike.

Në pjesën e theksimit të çështjeve të pasigurisë dhe vazhdimësisë, ne theksojmë situatën në lidhje me forcimin e kapacitetit fiskal të njësive të vetëqeverisjes lokale, përkatësisht në nëntor të vitit 2018 nga Kuvendi i RMV-së u miratua Ligji për Mbështetjen Financiare të njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe njësive përdoruese të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financimin e detyrimeve të papaguara.

Nga inspektimi i dokumentacionit të paraqitur, revizioni përcaktoi se Këshilli i Komunës së Gazi Babës ka marrë vendim për aprovimin e Raportit mbi shumën totale të rënë dakord nga kreditorët për financimin e detyrimeve të papaguara. Nga fondet e pranuara, 66,2 milion denarë  janë përdorur për qëllimet për të cilat janë pranuar, ndërsa pjesa tjetër në vlerë prej 5,3 milion denarë  është kthyer nga Komuna e Gazi Babës në Buxhetin e RMV-së.

Në pjesën e Çështjeve tjera në raport theksohen dobësitë sistematike që janë aktuale në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe i referohen Ligjit për Taksat e Pronës, Ligjit për Tarifat Komunale, Ligjit për Tokën Bujqësore dhe Ligjit për Tokën Ndërtimore. Këto dobësi sistematike kanë implikime financiare në funksionimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe autoritetet kompetente duhet të ndërmarrin masa për t'i kapërcyer ato.

 

Link deri tek raporti: 
https://dzr.mk/mk/210721-revizija-na-regularnost-2020-els-gazi-baba

 

Press kontakti:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203

[email protected]

Mijalche Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak +389 75 268 517

[email protected]