dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Prezentim i Memorandumit për Mirëkuptim ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit

07.07.2021
Слика
Работна средба во Собранието на РСМ

Në suazat e aktiviteteve që dalin nga Tuining projekti "Përmirësimi i Revizionit të Jashtëm dhe Mbikëqyrja Parlamentare" më 07.07.2021, përfaqësues të Institucioneve Supreme të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, të udhëhequr nga kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe zëvendës kryerevizori Dr. Nedeljka Rogoshik, realizuan takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi.

Në takim u prezantua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit dhe ESHR-së, duke theksuar nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis dy institucioneve, veçanërisht në pjesën e rishikimit dhe veprimit mbi raportet e dorëzuara të revizioneve, a në funksion të mbikëqyrjes mbi menaxhimin dhe mënyrës së përdorimit të fondeve publike.

Qëllimet kryesore të këtij memorandumi janë promovimi i bashkëpunimit, si dhe rishikimi dhe marrja e konkluzioneve mbi raportet e dorëzuara nga revizionet si në seancat e komisioneve, gjithashtu edhe në seancat e Kuvendit, me cka do të avansohet dhe forcohet angazhimi i të dy institucioneve në realizimin e funksionit të tyre për mbikëqyrje dhe kujdestari të fondeve publike.