dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Punëtori për Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor

05.07.2021
Слика
Ермира Лубани, раководителка на програмата за Европа и Централна Азија, со пофални зборови за успешната работилница со ревизорите.

Enti Shtetëror i Revizionit dhe Organi i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave - UN Women, në periudhën nga 1-3 korrik 2021, realizuan punëtori fokusi i së cilës ishte buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, me vështrim të veçantë në vlerësimin e ndikimit gjinor në politikë dhe rregullativë .

Gjatë ditës së parë të punëtorisë, revizorët diskutuan legjislacionin, metodologjinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe programet sektoriale aktive që përfshijnë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Trajnimi u përqendrua në vlerësimin e ndikimit rregullator (RIA) dhe zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si një mjet i domosdoshëm në fazën e revizionit, i planifikuar me Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për 2021.

Punëtoria ishte e mbushur me ushtrime interaktive dhe raste studimore, përmes të cilave planifikimi u theksua si proces i rëndësishëm për të siguruar politika efektive të përgjegjshme gjinore, duke marrë parasysh ndikimet e mundshme që mund të jenë sociale, ekonomike dhe gjinore.

Revizorët, përmes punës aktive në grup dhe prezantimit të ideve dhe përvojës së tyre të deritanishme në këtë fushë, i diskutuan proceset e mbledhjes së të gjitha të dhënave të nevojshme që duhet të merren parasysh gjatë përgatitjes për revizion, veçanërisht në drejtim të politikave të përgjegjshme gjinore.

Punëtoria ishte pjesë e projektit të UN Women "Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut", i mbështetur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim - SIDA