dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Pandemia kishte një ndikim negativ në deficitin buxhetor për vitin 2020

02.07.2021
Слика
Буџет на РСМ за 2020 година

Enti Shtetëror i Revizioni

                                                                                           - Njoftim për mediume -

Shkup, 02.07.2021

Pandemia e shkaktuar nga virusi korona, ndikoi negativisht në deficitin buxhetor për vitin 2020

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizion të Buxhetit Themelor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën u përfshinë përgaditja, miratimi, menaxhimi dhe ekzeketumi i Buxhetit të RMV-së për vitin 2020

Buxheti për vitin 2020 u miratua në vlerë prej 191 miliardë denarë, i cili krahasuar me vitin 2019 paraqet rritje prej 23%. Kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga pandemia globale e virusit COVID-19 kishte ndikim në Buxhetin e RMV-së për vitin 2020 si dhe deficitin e shtetit, i cili imponoi nevojën për të ndryshuar dhe plotësuar Buxhetin e RMV-sëdrejtim që të sigurojë fonde për të zvogëluar pasojat e së njëjtës, me të cilën Buxheti për vitin 2020 u rrit në 204 miliardë denarë, respektivisht me rreth 5% krahasuar me buxhetin e  planifikuar fillimisht.

Për të lehtësuar pasojat e krizës, Qeveria e RMV-së gjatë vitit 2020 miratoi katër pako të masave ekonomike, të cilat u zbatuan përmes nën-programit qeveritar P1-Masa për t'u marrë me krizën COVID-19, për të cilën Buxheti Themelor i RMV-së në 2020 bëri shpenzime në vlerë prej 13,8 miliardë denarë.

Për shkak të rreziqeve aktuale që lidhen me kohëzgjatjen e pandemisë në suaza globale, në vitin 2020 në Buxhetin e RMV-së kishte rënie në anën e të ardhurave me 15% dhe rritje të shpenzimeve me 1,6% të parashikuara fillimisht, e cila kontribuoi që deficiti i planifikuar prej 17,4 miliardë denarë të rritet dhe më 31.12.2020 arriti në 53,9 miliardë denarë ose 8,11% të PBB-së. Financimi i deficitit buxhetor u bë me fonde të siguruara me huazime nga burime të huaja dhe të brendshme.

Nëpërmjet huazimeve jashtë vendit të hyrat arritën në vlerë prej 58 miliardë denarë, që është dukshëm më e lartë krahasuar me vitin 2019, kur të njëjtat ishin përafërsisht 8 miliardë denarë, gjë që është rezultat i realizimit të eurobondit të lëshuar nga RMV-ja në tregun ndërkombëtar të kapitalit. Hyrjet e huamarrjes me eurobonde përfaqësojnë 73% të totalit të hyrjeve nga huamarrja e jashtme. Gjithashtu në vitin 2020, u realizuan hyrjet nga huazimi nga FMN dhe Bashkimi Evropian, për financim të shpejtë dhe trajtimin e pasojave të pandemisë së virusit COVID-19, si mbështetje të Buxhetit të RMV-së gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Në vitin 2020, në bazë të huamarrjes në vend, flukset hyrëse u regjistruan në shumën totale prej 36 miliardë denarë, pra 91% më shumë se në vitin 2019, e cila është rezultat i më shumë flukseve hyrëse nga obligacionet qeveritare të lëshuara, si dhe huazime afatshkurtra nga bankat vendase.

Të hyrat totale dhe hyrjet në Buxhetin Themelor të RMV-së për vitin 2020 janë realizuar në vlerë prej rreth 215 miliardë denarë, pra 34% më shumë krahasuar me vitin 2019.

                                                                                                                                                                000 denarë

Табела 1

Pjesën më të madhe prej 48% në të ardhurat totale e kanë të ardhurat tatimore, administrimi dhe kontrolli i të cilave janë në kompetencë të Administratës Doganore dhe Drejtorisë së të Hyrave Publike, tek të cilat theksuam nevojën për forcimin e burimeve njerëzore dhe teknike, përmirësimin e sistemeve të IT-së, si dhe nevojën për forcimin e kontrolleve të vendosura gjatë llogaritjes, regjistrimit dhe mbledhjes së të ardhurave tatimore, rikthimin e TVSH-së, për shkak të të dhënave të plota, të kompletuara dhe në kohë. Gjithashtu identifikuam nevojën për rregullimin e mëtejshëm të rregullores për mënyrën e veprimit të DHP në rast të privimit të kompetencës së komunave në rast të mospërputhjeve në punën e tyre në fushën e tatimeve në pronë.

Shpenzimet totale dhe daljet në Buxhetin Themelor të RMV-së për vitin 2020 janë bërë për 32% më shumë krahasuar me 2019. Në strukturën e shpenzimeve dhe daljeve të Buxhetit Themelor të RMV-së për vitin 2020, pjesa më e madhe janë shpenzimet për shlyerjen e kryegjësë me 21%, transferet aktuale në fonde jashtëbuxhetore me 19%, shpenzimet për subvencione dhe transfere me 15% dhe shpenzimet për paga, qira dhe tarifa me 14%.

                                                                                                                                                                000 denarë

Табела 2

Shpenzimet е kryegjësë kapitale në vitin 2020 u rritën ndjeshëm për shkak të ripagimit të Eurobondit të katërt të lëshuar në 2015, me afat për pagesë në vitin 2020, si dhe për shkak të shlyerjes së një pjese të një kredie afatgjate (kësti i dytë i një kredie të siguruar me një garanci politike nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore, e kontraktuar në vitin 2013) afati i pagesës e së cilës u arrit më 29.01.2020.

Në pjesën e transferimeve aktuale në fondet jashtëbuxhetore, konstatuam se pjesa e fondeve nga Buxheti Themelor i RMV-së për të mbuluar deficitin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor për pagesën e pensioneve në vitin 2020 krahasuar me 2019 është ulur për 3% .

Me analizën e portofolit të borxhit publik përmes qëllimit të huazimit, konstatuam se nga shuma totale prej 6,5 miliardë euro, 4,8 miliardë euro janë për financimin e deficitit buxhetor ose nevojave buxhetore, ndërsa 1,6 miliardë euro është huazim për financimin e projekteve dhe investimet. Kjo strukturë e portofolit të borxhit, ku 75% e borxhit publik ose 88% e borxhit të qeverisë është për nevoja buxhetore, a vetëm 25% e borxhit publik dhe 12% e borxhit të qeverisë është për financimin e projekteve dhe investimeve, krijon rrezik të ndikimit joadekuat të rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërisë së borxhit.

Nga analiza e kryer e raporteve mbi detyrimet e raportuara deri në dhjetor 2020, revizioni arriti në përfundimin se nga gjithsej 1.380 subjekte në sistemin elektronik për raportimin dhe regjistrimin e detyrimeve (ESPEO) të dhëna kanë paraqitur 1.047 subjekte ose 76% sipas të cilave dhe detyrimet e papaguara janë në vlerë prej 17,8 miliardë denarë, që është 6,7% më shumë krahasuar me vitin 2019.

Të dhënat për shumën e detyrimeve për vitin 2020 janë publikuar nga Ministria e Financave në faqen e saj të internetit, sipas së cilës pjesën më të madhe në totalin e detyrimeve e kanë institucionet shëndetësore publike me 41,63% dhe komunat me 20,75%, ndërsa organet rregullatore kanë pjesë më të vogël me 0, 01%. Theksuam nevojën për të intensifikuar aktivitetet për krijimin e mbikëqyrjes së subjekteve në lidhje me plotësinë dhe saktësinë e detyrimeve të papaguara të raportuara.

Në raportin e revizionit nga dokumentacioni i paraqitur nga Ministria e Financave, kemi konkluduar se nuk ka ndryshime të rëndësishme në aspektin e paqëndrueshmërisë financiare të komunave në vitin 2019, gjegjësisht në dhjetor të vitit 2020, 11 komuna në RMV nga 81 komuna, operojnë dhe veprojnë me llogari transaksioni të bllokuar dhe është e nevojshme që kjo situatë t'i nënshtrohet analizës nga autoritetet kompetente në pjesën e ekzekutimit të kompetencave të transferuara.

Të hyrat në komuna në vitin 2020 janë realizuar me 30,37% më pak se të ardhurat e planifikuara. Duke pasur parasysh situatën me paqëndrueshmëri financiare dhe nevojën e vazhdueshme për ndihmë financiare për komunat nga buxheti qendror, theksuam nevojën për planifikim real të të hyrave të komunave, si dhe ndërmarrjen e detyrimeve të reja për komunën duke mos prishur stabilitetin dhe likuiditetin e tij financiar.

Linku deri tek raporti:
https://dzr.mk/sites/default/files/2021-07/01_FR_Osnoven_budzet_RSM_2021_KOMPLET_REDUCE.pdf

Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203
albiona.mustafa
@dzr.gov.mk
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]