dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Efektiviteti i ekzekutimit të kompetencave të transferuara të NJVL-ve

30.06.2021
Слика
Карта на ЕЛС во државата

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
-
Njoftim për mediume - 

                                                                                                     

Shkup, 30.06.2021

 

Efektiviteti i ekzekutimit të kompetencave të transferuara të financuara me bllok dotacione mund dhe duhet të përmirësohet

Aktet për metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve janë identike çdo vit, respektivisht nuk ka asnjë ndryshim në kriteret e përcaktuara për shpërndarjen e bllok dotacioneve ose vendosje të kriteriumeve të reja,  gjë çon në atë se ministritë dhe organet kompetente nuk ndërmarrin aktivitete të mjaftueshme dhe masa për të përmirësuar situatën në fushën e financimit të kompetencave të transferuara të NJVL-ve.

 

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të suksesit me temë "Efektiviteti i masave dhe aktiviteteve në funksion të realizimit të kompetencave të transferuara të financuara me bllok dotacione" për t'iu përgjigjur pyetjes: "A mundësojnë masat dhe aktivitetet e vendosura ekzekutimin efektiv të kompetencave të transferuara që financohen me bllok dotacione”.

Revizioni i suksesit përfshiu periudhën kohore te viteve 2017-2020, por fusha të caktuara, çështje dhe ngjarje janë mbuluar edhe para vitit 2017 dhe më pas deri në datën e njoftimit për revizionin e kryer.

Sistemi i financimit të kompetencave të transferuara të komunave nuk bazohet në parimin e financimit të kompetencave (funksioneve), por të institucioneve të arsimit, mbrojtjes sociale dhe fëmijëve dhe kulturës.

Në raportin e revizionit theksoehet se decentralizimi nuk siguron një marrëdhënie harmonike dhe të ekuilibruar midis zhvillimit demografik, ekonomik dhe kulturor të vendit, egzistojnë dallime për shkak të zhvillimit të pabarabartë të komunave urbane dhe rurale, në mënyrë që jo të gjitha komunat të mund të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në proceset e decentralizuara në të gjitha fushat, veçanërisht në kulturë.

Gjendjet e përcaktuara nga revizorët në fushën e arsimit çon në përfundimin se nuk është bërë vlerësim për të përcaktuar rrjetin e nevojshëm të shkollave në secilën komunë, dhe kështu nuk siguron racionalizim të shpenzimeve të pagave bruto dhe shpenzimeve të tjera të nevojshme për funksionimin e secilës nga shkollat. Në arsimin e mesëm, mungon analizë funksionale të rrjetit të shkollave të mesme, veçanërisht profileve arsimore që u duhen vërtet komunave dhe shtetit, gjegjësisht tregut të punës dhe komunitetit të biznesit.

Bllok dotacionet për kopshtet e fëmijëve nga viti 2019 llogariten sipas një Dekreti të ri mbi metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve e miratuar për shkak të moszbatueshmërisë së metodologjisë së mëparshme, por edhe më tej mbetet problemi me procesin e centralizuar dhe kompleks të punësimeve që është  veçanërisht i rëndësishëm tek kopshtet e fëmijëve të cilët përballen me mungesë të  burimeve njerëzore.

Bllok dotacionet në kulturë shpërndahen në bazë të kritereve të pandryshuara në dekretin në fjalë, a komunat nuk kanë miratuar akte të brendshme për shpërndarjen e fondeve për shfrytëzuesit përfundimtarë.

Gjithashtu, theksojmë se në legjislacion, është paraparë që komuna të plotësojë bllok dotacionin e marrë për një zonë të caktuar me fonde nga burimet e veta, me përjashtim të pagave bruto të punonjësve, por me revizionin është konstatuar se fondet e alokuara nga të hyrat vetanake të komunave për të financuar kompetencat e transferuara janë të papërfillshme.

Pjesëmarrja e bllok dotacioneve sipas viteve në fondet totale të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është:

  •  në vitin 2017, 6,62%,
  • në vitin 2018, 6,54%,
  • në vitin 2019, 6,78% dhe
  • në vitin 2020, 6,34%

Raporti i revizionit thekson nevojën për të vazhduar me politikat për zhvillimin e komunave, përkatësisht decentralizimin fiskal dhe zhvillimin e ekuilibruar rajonal me qëllim të forcimit të burimeve financiare të komunave, por edhe për të rritur përgjegjësinë dhe transparencën e funksionimit të tyre.

 

Link tek raporti:   
 

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-06/47_RU_Merki_aktivnosti_realizacija_blok_dotacii_2020_KOMPLET.pdf

 

Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203

[email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]
Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]