dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Të ardhura të ulëta, shkak kontrolli joadekuat mbi koncesionerët

28.06.2021
Слика
Несоодветна контрола над користењето минерални суровини

  ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

-  Njoftim për mediumet -

Shkup, 28.06.2021                                          

Kontrolli joadekuat i koncesionerëve është arsye për përdorim irracional të lëndëve të para minerale dhe realizim vogël të ardhurave të buxhetit

Masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente nuk janë të mjaftueshme për të siguruar menaxhim efektiv të lëndëve të para minerale, në lidhje me shfrytëzimin optimal të tyre dhe mbledhjen efikase të tarifave të koncesionit, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizion të suksesit me temë "Efektiviteti i masave dhe aktiviteteve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale dhe mbledhjen e tarifave" për t'iu përgjigjur pyetjes: "Me masat dhe aktivitetet a sigurohet efektivitet në shfrytëzimin e lëndëve të para minerale si dhe mbledhjen e tarifave në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm”.

Mungesa e planifikimit strategjik afatgjatë, ndryshimet e shpeshta të ligjeve, mungesa e akteve nënligjore, bashkëpunimi i pamjaftueshëm institucional dhe kadastra jo e plotë e burimeve dhe shfaqjeve të lëndëve të para minerale, nuk ofrojnë bazë të fortë për udhëheqje të politikës efektive për menaxhim me lëndët e para minerale në RMV.

Afatet e paspecifikuara dhe lidhja jo në kohë e kontratave e prolongojnë kohëzgjatjen e procedurave për dhënien e koncesioneve për lëndët e para minerale, gjë që ka implikime negative në interesin ekonomik të subjekteve, a detyrimet e pamjaftueshme të përcaktuara të koncesionerëve nuk sigurojnë mbrojtje juridike në rast të mosrespektimeve ligjore.

Koncesionerët nuk janë të detyruar ti paraqesin llogaritjet për sasitë e shitura të lëndëve të para minerale, si dhe nuk janë të rregulluara çështjet e tarifave në lidhje me sasitë e shfrytëzuara të përdorura për nevojat e tyre dhe nëse më shumë se një lëndë e parë minerale përdoret në të njëjtën zonë koncesionare.

Një strukturë e tillë sistematike për mbledhjen dhe evidentimin e tarifave të koncesionit nuk ofron mundësi për të kontrolluar llogaritjet, gjë që paraqet kufizim në kryerjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi tërësinë dhe besueshmërinë e të ardhurave nga tarifat e koncesionit.

Si rezultat i dobësive të përmendura, për periudhën 2016 - 2020, u konstatuan më pak tarifa të mbledhura koncesioni në vlerë prej 33 milion denarë, nga të cilat: 14 milion denarë në bazë të hapësirës dhe 19 milion denarë në bazë të shfrytëzimit të lëndëve të para minerale.

Për të njëjtën periudhë, me vonesë janë grumbulluar gjithsej 695 milion denarë (83 milion denarë në bazë të hapësirës dhe 612 milion denarë në bazë të shfrytëzimit të lëndëve të para minerale), për të cilat nuk është llogaritur asnjë kamatë ligjore.

Nga katër koncesionerë që ju nënshtruan inspektimit, tre prej tyre gërmojnë lëndë të parë minerale jashtë licencës së shfrytëzimit që ata posedojnë, në një sipërfaqe totale prej 25.546 м2 .

Një pjesë e  koncesionerëve për lëndët e para minerale metalike nuk paraqesin dhe paguajnë tarifën për sasinë e metaleve të argjendit si dhe për koncentratin e plumbit dhe të zinkut. Tek një koncesioner, u vu re përdorim i vogël i flotacionit të metaleve të zinkut, si dhe një përqindje e madhe e rrjedhjeve në pellgun e mbeturinave.

Revizioni konsideron të domosdoshme të theksojë se, pas inspektimit dhe indikacioneve nga revizioni tek koncesionerët, janë paguar 10 milion denarë shtesë.

Kryerja e inspektimeve pa kritere të përcaktuara për përzgjedhjen e subjekteve, zbatimi jo i plotë i inspektimeve të rregullta të planifikuara, inspektimet e kryera pjesërisht të vendimeve të lëshuara për eliminimin e parregullsive, mungesa e një laboratori të pavarur të akredituar, mungesa e burimeve financiare dhe pajisjeve, nuk mundësojnë mekanizëm efektiv të kontrollit.

Në drejtim të shmangies së gjendjeve të konstatuara revizioni dha rekomandime për përmirësimin e situatës në pjesën e: vendosjes ligjore dhe institucionale të sistemit të menaxhimit të lëndëve të para minerale, funksionalitetit dhe efektivitetit të procedurave për dhënien/revokimin e koncesioneve për lëndët e para minerale, mbledhjen e tarifave të koncesionit dhe mekanizmit të vendosur për mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi funksionimin e koncesionerëve, në mënyrë që lëndët e para minerale të përdoren në mënyrë optimale në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Link deri tek raporti:

Efektiviteti i masave dhe aktiviteteve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale dhe mbledhjen e tarifave

Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203
[email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486
[email protected]
Martin Duvnjak  +389 75 268 517
[email protected]