dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

37% e të ardhurave të FSPI janë fonde buxhetore për pagesa të pensioneve

22.06.2021
Слика
Фонд за пензиско и инвалидско осигурување на Северна Македонија

                                                   

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

- Njoftim për mediume -          

Shkup, 22.06.2021

       

Fondet nga Buxheti i RMV-së për mbulim të deficitit për pagesën e pensioneve, marrin pjesë me 37% në të ardhurat totale të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor

 

Enti Shtetëror i Revizionit revidoi pasqyrat financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi) për vitin 2019.

Me revizionin e kryer për vitin 2019, revizorët shprehën opinion me rezervë në lidhje me paraqitjen e vërtetë dhe objektive të gjendjes financiare dhe rezultateve nga aktivitetet financiare, si dhe për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, udhëzimet dhe politikat e vendosura për vitin 2019.

Me revizionin e kryer, revizorët konstatuan dobësi në sistemin e kontrolleve të brendshme në procesin e realizimit të të drejtave nga Fondi dhe në procesin e pagesës së të ardhurave të pensioneve, në të cilat nuk bëhet ndarja e plotë e kompetencave dhe përgjegjësive të punonjësve të përfshirë në këto procese, me rrezik për parregullësi në procedurën e realizimit të të drejtave nga Fondi si dhe pagesën e pensionit edhe pas skadimit të së drejtës së përcaktuar me ligj.

Në raportin e publikuar të revizionit janë identifikuar dobësi në pjesën e:

    • mungesës së kuadrit profesional dhe të trajnuar për përgatitjen e analizave aktuariale mbi situatën e sistemit pensional, IT kuadër për të mbështetur proceset ekzistuese, revizioni i brendshëm funksionon pa minimumin e përcaktuar ligjor i cili ndikon në mundësinë që menaxhmenti të ndërmarrë veprime për të përmirësuar punën dhe personel i pamjaftueshëm i Komisionit për vlerësim të  aftësisë për punë me mjekë specialistë ndikon në cilësinë dhe miratimin në kohë të Gjetjeve, vlerësimit dhe mendimit, në bazë të të cilave realizoen të drejtat nga Fondi;
    • dobësive në ruajtjen dhe arkivimin e të dhënave në regjistrat amë të cilët nuk mundësojnë verifikimin e besueshmërisë dhe plotësisë së të dhënave të regjistruara, të nevojshme për realizimin e të drejtave nga Fondi. Po ashtu, cenohet dhe vihet në pikëpyetje realizimi i të drejtave afatgjata personale dhe materiale të një pjese të personave të siguruar që nuk kanë mekanizma për të dëshmuar kontributet e paguara për sigurim për një periudhë të caktuar;
    • fondeve të paalokuara në vlerë prej 142 milion denarë që Fondi nuk mund t'i shfrytëzojë, a personat e siguruar nuk mund ti realizojnë të drejtat nga Fondi;
    • mekanizmave pamjaftueshëm për mbledhjen e detyruar nga dëmet e përcaktuara për shkak të pagesës së pabazë të pensioneve për të cilat janë regjistruar të arkëtueshme nga qytetarët dhe përqindja e ulët e kthimit të fondeve të mbipaguara, tregojnë pasiguri për mbledhjen e tyre në periudhën e ardhëshme dhe
    • shkallës dhe intensitetit të pamjaftueshëm të dixhitalizimit dhe arkivimit elektronik të dokumenteve nga shiritat e mikrofilmit në periudhën e kaluar, ndikon në përdorimin racional të fondeve.

Raporti i revizionit i referohet strukturës dhe nivelit të të ardhurave, të cilat tregohen në grafikun vijues:

Struktura e të ardhurave të Fondit

                                                                                                                                             000 denarë

Të ardhurat nga kontributet për Fondin në vitin 2019 janë rritur për 10% krahasuar me vitin paraprak, gjë që ndjeshëm ndikohet nga ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor nga dhjetori 2018 dhe në bazë të kontributeve të kthyera nga kompanitë pensionale private. Rritja e realizuar e të ardhurave në vitin 2019 ende nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për përfitime sociale të cilat gjithashtu regjistrojnë rritje nga viti në vit që i referohet pagesës së të ardhurave të pensionit për një total prej 333.722 shfrtyëzues të të ardhurave të pensionit dhe janë për 6.7% më të larta krahasuar me vitin 2018.

Për të mbuluar deficitin e fondeve për pagesën e pensioneve në vitin 2019, nga Buxheti i RMV-së u transferuan fonde në vlerë prej 28 miliardë denarë, të cilët marrin pjesë në të ardhurat totale të Fondit me 37%.

Nga ana tjetër, revizioni në vazhdimësi nxjerr në pah dobësitë e sistemit të vendosur për përcaktimin, kontrollimin dhe mbledhjen e kontributeve, i cili  që nga viti 2009 kryet nga DHP-ja, pa siguruar integrimin e plotë të azhurnuar dhe të saktë dhe shkëmbimin në kohë të të dhënave nga institucionet. Për shkak të situatë së lartëpërmendur, Fondi nuk ka të dhëna të plota dhe të sakta për të arkëtueshmet në bazë të kontributeve të papaguara nga Fondi dhe gjithashtu nuk ka mandat për t'i mbledhur ato, gjë që ndikon në plotësinë e të ardhurave dhe realizimin e të drejtave nga Fondi, nga ana e të siguruarve për të cilin nuk janë paguar kontributet.

Link deri tek raporti:

https://dzr.mk/sites/default/files/2021-06/02_RR_Fond_penzisko_invalidsko_osiguruvanje_Severna_Makedonija_final_0.pdf

 

Press kontakt:

Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72 228 203

[email protected]

Mijalçe Durgutov +389 70 358 486

[email protected]

Martin Duvnjak  +389 75 268 517

[email protected]