dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR do të bashkëpunojë me Universitetin e Evropës Juglindore

21.06.2021
Слика
Потпишување на Меморандумот за соработка помеѓу ДЗР и УЈИЕ

Në ceremoninë në ambientet e ESHR-së, kryerevizori shetetëror mr. Maksim Acevski dhe rektori i UEJL akademik prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim.

Me 23.06.2021, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Universiteti Evropës Juglindore, nënshkruan Memorandum për Bahkëpunim.

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), duke nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, ranë dakord të bashkëpunojnë duke inkurajuar dhe afirmuar fusha me interes të përbashkët, duke ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet e ndërsjella, si dhe duke siguruar disponueshmërinë e shkëmbimi profesional të përvojave.

Në këtë drejtim, disa nga qëllimet e përbashkëta të rëna dakord janë:

  • Përgatitja dhe botimi i publikimeve, artikujve, doracakëve dhe komenteve nga fusha e revizionit, përgatitje të punimeve shkencore;;
  • Organizimi i forumeve, seminareve dhe punëtorive;
  • Zhvillimi i programeve të studimit dhe moduleve të trajnimit për vetëqeverisjen lokale;
  • Zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore;
  • Bashkëpunim për të lidhur dhe përafruar teorinë me praktikën për nevojat e studentëve.