dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Ekspertiza e ESHR-së në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë

04.03.2020

Me kërkesë të përfaqësuesve të Qendrës për Studime të Sigurisë e Evropës nga Holanda, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit u mbajte takim pune te e cila u diskutua për përforcimin e organizatave qytetare dhe parlamentare në realizimin e mbikëqyrjes efikase të sektorit të sigurisë.

Drejtori i CESS, Marajn Hartog bashkë me bashkëpunëtorin e vet Piter Vanhojte prezantuan pjesë nga aktivitetet e planifikuar në kuadër të projektit ,,Zhvillimi i aftësisë, bashkëpunimit dhe kulturës në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (DEKOS)’’, në të cilën është planifikuar me përvojën dhe ekspertizën e vet të kyçen edhe revizorët e Entit Shtetëror të Revizionit.

Pikërisht, ky projekt i cili filloj me aktivitete në gushtë të 2019 zbatohet dhe realizohet nga ana e: Qendra për Studime të Sigurisë e Evropës nga Holanda, Instituti për Studime Politike dhe Instituti për Demokraci dhe Media nga Shqipëria, Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim Politik nga Kosova dhe Instituti për Demokraci ,, Societas Civilis’’- Shkup si partner lokal.

Me atë rast u theksua se gjatë ngritjes së aftësisë, projekti parasheh mbajtjen e 16 trajnimeve nacionale për shërbimet e parlamentit, përfaqësuesit e sektorit të qytetarëve, Avokatit të Popullit dhe Entit Shtetëror të Revizionit. Gjithashtu do të organizohen edhe 5 trajnime rajonale me qëllim shkëmbimin e përvojës dhe diskutimeve për sfidat e përbashkëta të grupeve të synuar në Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën. 
 
Në këtë drejtim, kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski theksoj se Enti Shtetëror i Revizionit me kënaqësi do ta ofroj ekspertizën e vet dhe përvojën shumëvjeçare në aktivitetet e projektit të parapamë.