dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Takim i ESHR-së me përfaqësues të Bankës Botërore

19.02.2020

Delegacioni i Entit Shtetëror i Revizionit me kërkesë të Bankës Botërore, mbajtën takim pune me përfaqësuesit e misionit të Bankës Botërore. Misioni i Bankës Botërore në shtet është realizimi i aktiviteteve në drejtim të sigurimit të ndihmës teknike të eko-sistemit për risitë dhe konkurrencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me kërkesë të përfaqësuesve të Bankës Botërore, u informuan dhe njoftuan për mandatin, kompetencat dhe veprimi i ESHR-së, gjegjësisht për mënyrën e zbatimit të revizionit të programit qeveritar për përkrahjen e ndërmarrjeve të mesëm dhe të vogla.

Delegacioni i Entit Shtetëror i Revizionit tregoj faktet se vitet e kaluara, nëpërmjet revizionet e ndryshëm të kryera në disa subjekte, në vazhdimësi tregojnë për situata të caktuar ndër të cilat bëhet fjalë edhe për sigurimin e ndihmës institucionale dhe profesionale ndërmarrjeve të mesëm dhe të vogla.

Gjithashtu, u paraqitën dhe pjesë nga gjendjet e caktuara të revizioneve të rregullshmërisë dhe revizioneve të suksesit, të shkruar në raportet përfundimtare të kryer për programet dhe aktivitetet e zhvillimit të sipërmarrësve, konkurrencës dhe risive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesëm. Mandej u theksua se është e domosdoshëm vendosja e drejtë e zhvillimit rajonal.

Enti Shtetëror i Revizionit vazhdon pandërprerë ta ndjek implementimin e rekomandimeve të dhënë subjekteve që janë lëndë e revizionit, të cilët janë të obliguar me ligj të dorëzojnë Njoftim për masat e ndërmarrë sipas rekomandimeve të dhënë nga revizori i autorizuar shtetëror të përmbledhur në raportin përfundimtar të revizorit.