dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR-ja dhe IND-ja biseduan për rolin mbikëqyrës të Kuvendit

03.02.2020

Në kuadër të numrit ë madhe të aktiviteteve të vetë dhe takime të punës të parapamë me përfaqësues të institucionet shtetëror, organizata dhe institutet nacionale, u takuan me përfaqësuesit e Institutit Nacional Demokratik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Robert Skot Hejzlet, zëvendës Drejtor dhe znj. Lidija Stojkova Zafirovska, program menaxhere e lartë e IND-së.

Instituti Nacional Demokratik (IND) zbaton Programin për përkrahje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbështetur nga agjencioni për zhvillim dhe bashkëpunim i Zvicrës (SDC), e cila oficialishtë fillojë me aktivitete gjatë vitit 2019. Programi është fokusuar në disa segmente nga puna e Kuvendit të RMV-së dhe ka për qëllim të forcohet roli mbikëqyrës të kuvendit, krahas legjislatives dhe përfaqësuese.

Duke pasur parasysh se raportet dhe gjetjet të Entit Shtetëror të Revizionit si trup Suprem i revizionit janë një nga dokumentet më relevante nëpërmjet të cilës shteti kryen kontroll të pavarur mbi shpenzimet e mjeteve publike, Instituti Nacional Demokratik e theksoj rolin e Kuvendit për nevojat e shqyrtimit kritik të tyre dhe ndërmarrjen e aktiviteteve kritike në lidhje me të njëjtit.

Përfaqësuesit e Institutit Nacional Demokratik shprehën kënaqësinë që në periudhën e ardhshëm do të kenë mundësi përmes aktiviteteve të përbashkëta të cilët janë në interes edhe të Entit Shtetëror të Revizionit, të kontribuojnë për përmirësojnë dhe forcojnë bashkëpunimin  dhe komunikimin ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në pjesën e kuptimit dhe përpunimit të raporteve përfundimtare të revizorëve.