dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Përfaqësues të FMN takim pune në ESHR

29.01.2020

Revizori kryesor shtetëror mr. Maksim Acevski dhe znj. Tanja Janevska, ndihmëse e revizorit kryesor shtetëror, realizuan takim me z. Simon Grum dhe znj. Di Haj, ekspert të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në lidhje me zbatimin e Vlerësimit për menaxhimin  e investimeve publike (PIMA).

Në periudhën prej 21 janarit – 4 shkurti të vitit 2020, ekspertët e FMN zbatojnë misionin për Vlerësimin e menaxhimit me investimet publike – PIMA në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet realizimit të takimeve me përfaqësuesit e më shumë institucione kompetente në vend. Qëllimi i këtyre takimeve është të përfitojnë informata relevante për vlerësimin e procedurave të paraparë, mjeteve, vendime dhe procese të cilat janë zbatuar në menaxhimin me investimet publike, si dhe të identifikohen prioritetet e caktuar në zbatimin e reformave.

Ekspertët për PIMA në takim u fokusuan  te çështja për përvojën e ESHR-së në revizionet e realizuar të projekteve të infrastrukturës, gjegjësisht në fazat e implementimit të tyre, si dhe në pjesën e përfundimit të tyre në lidhje me realizimin e qëllimit dhe arritjet e efektit për të cilët ishin vendosur.

Përfaqësuesit e ESHR-së shpjeguan se projektet e infrastrukturës revidohen nëpërmjet revizionit të rregullshmërisë të subjekteve të përfshira në programin vjetor për punën e ESHR-së, por edhe nëpërmjet revizionit të suksesit të fushës dhe temës të cilët janë nga interesi publik.

Me at rast treguan shembuj nga zbatimet e revizionit të suksesit në fusha të hekurudhës, gazifikimit, sigurimin e zhvillimit të drejt rajonal, arsim, sport dhe fusha tjera. 

Rezultatet e arritura nga zbatimi i PIMA-së, si dhe përpilimet e rekomandimeve për përmirësimin e procesit të menaxhimit me investime publike do të përmblidhen në raportin përfundimtar nga vlerësimi i zbatuar.