Më 25 shkurt 2026, në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit u mbajt punëtori me temë “Menaxhimi me borxhin publik”, i organizuar me mbështetjen e Bankës Botërore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të revizorëve shtetërorë. Ligjërues në punëtori ishin Lars Jessen dhe Mitchell O’Brien.
Në fokus të punëtorisë ishte roli i revizionit shtetëror në sistemin e menaxhimit me borxhin publik, me ç’rast u theksua rëndësia e transparencës, llogaridhënies dhe raportimit të rregullt si parakushte për menaxhim të qëndrueshëm me financat publike.
Ekspertët prezantuan parimet themelore dhe praktikat ndërkombëtare për menaxhimin me borxhin publik, me theks të veçantë në kostot dhe rreziqet kyqe (rreziku i normës së interesit, monedhës dhe rifinancimit), si dhe indikatorët dhe qasjet për monitorimin e tyre sistematik. Gjithashtu, u prezantua metodologjia e re DeMPA si mjet për vlerësimin e kornizës institucionale dhe performancës në menaxhimin me borxhin publik.
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, si dhe përgjegjësia e përkufizuara qartë dhe roli i Parlamentit dhe revizionit shtetëror, u theksuan si faktorë kyç për sigurimin e mbikëqyrjes efektive demokratike mbi menaxhimin me mjetet publike.
Enti Shtetëror i Revizionit mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të qeverisjes së mirë me financat publike, nëpërmjet forcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare dhe praktikave të mira.