Në periudhën 02–04 shkurt 2026, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, udhëhoqi delegacionin e Entit Shtetëror të Revizionit, i cili mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Inteligjenca artificiale në revizionin shtetëror”, e mbajtur në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Konferenca u organizua nga Institucioni Suprem i Revizionit i Emirateve të Bashkuara Arabe, në bashkëpunim me EUROSAI dhe Institucionin Suprem të Revizionit të Izraelit, dhe iu kushtua transformimit digjital dhe zbatimit të inteligjencës artificiale në revision.
Në kuadër të ngjarjes u realizuan takime të rëndësishme bilaterale me disa përfaqësues të institucioneve supreme të revizionit, ndër të tjera me z. Matanyahu Englman, Kontrollor Shtetëror i Izraelit dhe kryetar i EUROSAI, si dhe me kryetarin e Trupit të Përgjegjshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe hapjen e mundësive për bashkëpunime të reja ndërkombëtare.
Theks i veçantë iu kushtua revizionit paralel për inteligjencën artificiale, në të cilin merr pjesë edhe Enti Shtetëror i Revizionit, së bashku me disa institucione supreme të revizionit evropiane dhe botërore. U prezantuan gjithashtu rezultatet paraprake të revizionit të zbatuar.
Në diskutimin panel mori pjesë edhe mr. Sasho Jakovçevski, këshilltar i Kryerevizorit shtetëror, i cili theksoi rëndësinë e transparencës dhe zbatimit inovativ të mjeteve të inteligjencës artificiale në prezantimin e raporteve të revizionit.
Konkluzioni i konferencës është se revizioni shtetëror po përballet me sfida të përbashkëta që lidhen me inteligjencën artificiale, si dhe me nevojën për përmirësim të vazhdueshëm të njohurive dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.