ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT
- Njoftim për mediume -
Shkup, 04.12.2025
Komuna e Sveti Nikollës, me veprim joadekuat ka siguruar objekte të ndërtuara pa leje në tokë bujqësore të kryejnë veprimtari
Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë së Komunës së Sveti Nikollës, për vitin 2024.
Janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mosharmonizim në punën e komunës dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur mendim i pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzime dhe politika të vendosura të llogarisë së buxhetit themelor (630) dhe mendim i pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2024 dhe mendim me rezervë për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzime dhe politika të vendosura të llogarisë së buxhetit themelor (637).
Kërkesa të papaguara në shumën prej 65.837 mijë denarë, përkatësisht 1.070.520 euro, janë rezultat i mosmarrjes së masave për arkëtim të rregullt, dhe për shkak të strukturës së paqartë të moshës dhe pasigurisë së lartë në arkëtim, të njëjtit nuk janë harmonizuar në mënyrë adekuate me vlerat.
Евидентираните побарувања за надоместок за одржување на јавна чистота во
Kërkesat e evidentuara për kompensim për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në Komunën e Sveti Nikollës dhe në NPK “Komunalec” Sveti Nikollë nuk janë harminizuar për 8.650 mijë denarë, ndërsa për vitin 2024 komuna në këtë bazë nuk realizon të ardhura dhe nuk ka miratuar Program Vjetor për mirëmbajtjen e pastërtisë publike. Sipas evidencës kontabël të komunës, mbi bazën e kompensimit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, NPK-ja nuk ka paguar në Buxhetin e komunës shumën prej 27.419 mijë denarë.
Tatimpaguesit të cilët kanë arritur pronë shtesë ose të re në vitet e kaluara nuk janë ngarkuar me tatim mbi pronën, ndërsa përditësimi i regjistrit të pasurive të paluajtshme dhe rivlerësimi i vlerës së tregut është kryer në vitin 2021.
Në procedurat për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, nuk respektohen afatet e përcaktuara me ligj dhe nuk merren vendime për refuzimin e kërkesave. Nga 110 kërkesat e paraqitura për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në tokë bujqësore, 79 kërkesa nuk janë dorëzuar te ministria kompetente për marrjen e pëlqimit për lëshimin e lejes për vërtetimin e objektit ndihmës dhe për një pjesë të tyre nuk është kryer inspektim në teren.
Për objektin e ndërtuar në tokë bujqësore me kulturë kadastrale ,,arë”, për të cilin në vitin 2017 është paraqitur kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit ndihmës në tokë bujqësore, komuna nuk ka kryer inspektim në vend dhe nuk ka dorëzuar kërkesë te ministria kompetente për marrjen e pëlqimit, për shkak të së cilës lënda nga viti 2017 ka status “në procedurë për zgjidhje”, edhe pse objekti ushtron veprimtari gastronomike deri më 12.04.2025, kur nga inspektorët e MPB-së dhe të DMSH-së, pas kontrollit të kryer është marrë Vendim për ndalimin e përdorimit të tij.
„Objekt gastronomik në tokë bujqësore“

Gjatë vitit 2024, janë lëshuar leje për vendosjen e pajisjeve urbane vetëm për 3 objekte, ndërsa objektet e tjera gastronomike e përdorin sipërfaqen publike të qarkullimit pa leje të lëshuar dhe pa pagesë të taksës komunale për përdorimin e hapësirës përpara hapësirave afariste për ushtrimin e veprimtaris. Komuna nuk ka miratuar program vjetor për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe nuk janë lëshuar leje për vendosjen e objektit të përkohshëm.
„Pajisjet urbane të vendosura dhe objekte të përkohshme“

Komuna nuk realizon të ardhura në bazë të taksave komunale për: përdorimin e muzikës në lokalet publike dhe taksa komunale për reklama, shpallje dhe njoftime dhe nuk ka miratuar program për propagandë turistike të përgjithshme dhe veprimtari informative për përmirësimin e kushteve të qëndrimit.
Nuk është krijuar Kadastri i Gjelbër, mungon Strategjia për zhvillimin e hapësirave të gjelbra dhe Programi Operativ Vjetor për ngritjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, dhe nuk realizohen të ardhura në bazë të kompensimit për mirëmbajtjen e gjelbërimit publik të qytetit.
Parregullsitë e konstatuara në lidhje me mënyrën e ekonimizimit të objektit ,,Pushimore për fëmijë në Star Dojran’’, ofrimin e shërbimeve (,,akomodim”) për të cilat komuna nuk ka kompetencë, pa pëlqimin e institucioneve kompetente, lëshimi i faturave pa specifikim të shërbimeve nga kasa fiskale, kapacitetet akomoduese të vjetruara dhe të rrënuara, kan për efekt të ardhura të fituara në mënyrë të paligjshme, ushtrimin e veprimtarisë pa pëlqim dhe kushte joadekuate të sigurisë për personat që akomodohen.
„Pushimore për fëmijë në Star Dojran“

Është ndërtuar çerdhja për fëmijë ,,Rahilka Goneva’’ në f. Erxhelija me vlerë prej 26.885 mijë denarësh, përkatësisht 437.154 euro, nuk është vënë në përdorim, për shkak të mos sigurimit të mjeteve për ndërtimin e rrugës hyrëse deri te objekti nga rruga në vlerë prej 48.820 mijë denarësh, përkatësisht 793.821 euro dhe nuk është instaluar pajisje për trajtimin e ujit të pijshëm.
„Çerdhja për fëmijë f.Erxhelija“

Nga gjithsej 3.585 mijë denarë nga Buxheti i komunës, 89% janë ndarë për klube sportive dhe shoqata, dhe 11% për mbështetje të manifestimeve sportive, me të cilën komuna nuk siguronë zhvillimin e sportit masiv dhe aktiviteteve recreative, ndërsa realizimi i aktiviteteve programore në fushën e kulturës dhe sektorit joqeveritar bëhet pa shpallje publike ose njoftim në faqen e internetit të komunës dhe pa kriteret dhe kushtet e qarta dhe të sakta të përcaktuara paraprakisht për shpërndarjen dhe përdorimin e mjeteve.
Me revizionin kemi konstatuar tokë të paevidentuar, disa nga pronat nuk kanë lista pronësore, evidencë joadekuate të investimeve pas përfundimit të tyre, mungesë e evidencës materiale gjatë pranimit dhe dhënies së materialeve dhe dobësi gjatë zbatimit të regjistrimit të mjeteve dhe detyrimeve.
Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, janë dhënë rekomandime me qëllim marrjen e masave dhe veprimeve nga institucionet kompetente dhe personat përgjegjës.
Press kontakt:
Albiona Mustafa Muhaxhiri +389 72228 203 [email protected]
Mijalçe Durgutov +389 70 358 486 [email protected]
Martin Duvnjak +389 75 268 517 [email protected]