Sot, më 24 tetor 2025, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski, mbajti takim pune konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Francës në shtet, Shkëlqesinë e Tij, Kristofer Le Rigoler.
Në takim u diskutuan për rezultatet dhe progresin e Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit me Gjykatën Franceze të Revizionit.
Ambasadori theksoi profesionalizmin dhe transparencën në punën e ESHR-së dhe konfirmoi gatishmërinë e Republikës së Francës për të ofruar mbështetje në aktivitetet e mëtejshme të institucionit.