dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Investojmë në dijen dhe aftësitë e revizorëve shtetërorë

17.10.2025

Nisma drejt zbatimit të prioriteteve dhe qëllimeve strategjike të përcaktuara në Strategjinë për Zhvillimin e Entit Shtetëror të Revizionit për periudhën 2023–2027, dhe veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me sigurimin e kompetencave të revizorëve shtetërorë, Standardet Ndërkombëtare të INTOSAI-t, dhe në veçanti ISSAI 150 – Kompetencat e revizorit standard kërkon ndër të tjera edhe ,,sigurimin e udhëzimeve për zhvillim profesional”, në drejtim të ndërtimit të një kulture të të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe Planin Vjetor për përmirësim të vazhdueshëm profesional për vitin 2025, Enti Shtetëror i Revizionit në periudhën nga 13 deri më 17 tetor organizoi një punëtori në fushën e revizionit financiar.

Në punëtorinë morën pjesë 43 revizorë shtetërorë, ndërsa përgatitjen e materialeve dhe mësimin praktik e realizoi eksperti ndërkombëtar John Lammerding nga Mbretëria e Holandës.

Punëtoria përfshiu disa tema nga fusha e revizionit financiar, siç janë:

  • Bazat e revizionit;
  • Bazat e kontrollit të brendshëm
  • Qasja e revizionit
  • Materialiteti
  • Mjetet dhe teknikat e revizionit
  • Llojet e rreziqeve dhe vlerësimi i tyre;
  • Planifikimi, realizimi dhe raportimi i revizionit të kryer
  • Mendimi i revizorit dhe numëri i madh i ushtrimeve praktike.

Pjesëmarrësit në punëtori shfrytëzuan mundësinë për të siguruar ndërveprim të ndërsjellë me ekspertin ndërkombëtar dhe njëkohësisht të parashtrojnë një numër të madh pyetjesh, si dhe të marrin Certifikatë për pjesëmarrje në të.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Entit Shtetëror të Revizionit për investim të vazhdueshëm në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të revizorëve, me qëllim krijimin e institucionit që mëson dhe zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme.

Me këtë realizohet edhe mesazhi nga Raporti Vjetor i punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2024, ku Kryerevizori shtetëror thekson se investimi në burimet njerëzore është parimi ynë kryesor, pasi ky është investim që gjithmonë paguhet për institucionin, për shtetin dhe më së shumti për qytetarët.