dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Edukim për raportimin financiar të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2025

01.10.2025

Enti Shtetëror i Revizionit, me mbështetje nga Zyra e OSBE-së dhe Programi Zviceran për Mbështetjen e Zgjedhjeve i zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), organizoi edukim treditor për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Enti Shtetëror i Revizionit, si institucion me përgjegjësi shoqërore, e ndërmori këtë iniciativë me qëllim t’u ndihmojë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të përgatisin raporte të sakta financiare dhe transparente, në përputhje me obligimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Kjo qasje është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e llogaridhënies dhe besimit në proceset zgjedhore.

Edukimi përfshiu ligjërata dhe ushtrime praktike për mënyrën e përgatitjes së raporteve financiare, me specifikim të të ardhurave dhe shpenzimeve fushatë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen drejtpërdrejt me mënyrën e raportimit financiar dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në zbatim më efikas, të drejtë dhe transparent të zgjedhjeve.

Edukimin e realizoi znj. Katerina Çaloska Aleksovska, ndihmëse e Kryerevizorit shtetëror për revizion në sektorin për revizionin e partive politike, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, si dhe për monitorimin e procesit zgjedhor.

Me aktivitete të tilla, Enti Shtetëror i Revizionit e konfirmon kontributin e tij aktiv në ndërtimin e integritetit të proceseve demokratike dhe forcimin e besimit publik.