dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

ESHR nikoqir i ngjarjes ndërkombëtare për revizionin paralel me temën Plakja e Popullsisë

11.09.2025

Në periudhën 9-11 shtator, Enti Shtetëror i Revizionit është nikoqir i ngjarjejes ndërkombëtare për kryerjen e revizionit paralel të suksesit me temën ,,Plakja e Popullsisë’’, në kuadër të aktiviteteve të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Revizionit (EUROSAI).

Në revizionin paralel, përveç Entit Shtetëror të Revizionit, marrin pjesë edhe 9 Institucione Supreme të Revizionit nga: 🇦🇱 Shqipëria, 🇦🇹 Austria, 🇱🇹 Lituania, 🇲🇹 Malta, 🇵🇾 Paraguai, 🇵🇱 Polonia, 🇵🇹 Portugalia, 🇸🇰 Sllovakia dhe 🇨🇿 Çekia, si dhe Institucioni Supreme i Revizionit të 🇮🇱 Izraelit, në rolin e koordinatori të këtij revizioni.

Me fjalim hyrëse Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski iu drejtua pjesëmarrësve të cilëve iu uroi mirëseardhje në vendin tonë, njëkohësisht, shprehu pritshmërit që ngjarja do të mundësojë diskutime cilësore dhe shkëmbim të përvojës nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në revizionin paralel, nëpërmjet prezantimit të gjetjeve kryesore të konstatuara në revizionet e kryera nga secili vend pjesëmarrës.

Me një fjalim përmes video-mesazhit, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe z. Matanjahu Englman, Kryetar i Institucionit Supreme të Revizionit të Izraelit dhe kryetar aktual i EUROSAI-t, i cili theksoi kënaqësinë për organizimin e shkëlqyer të ngjarjes nga ana e Entit Shtetëror të Revizionit, në të njëjtën kohë duke theksuar bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar në zbatimin e revizionit parallel.

Në ngjarje, prezantimin mbi aspektin demografik dhe tendencat e mbajti z. Vladimir Gjorçev, Koordinator kombëtar për demografinë, të rinjtë dhe burimet njerëzore, i cili përmes të dhënave statistikore gjithëpërfshirëse dha një hyrje të shkëlqyer në sesionet e mëtutjeshme të punës dhe prezantime të cilat vijojnë.

Ngjarja paraqet një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim të njohurive, praktika të mira dhe bashkëpunim ndërmjet Institucioneve Supreme të Revizionit anëtarë të EUROSAI-t, në drejtim të mbështetjes së vendimmarrësve për t'u përballur me sfidat e plakjes së popullsisë.