dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Tranzicioni energjetik si prioritet strategjik i shtetit, përballet me sfida në zbatimin e politikave, sigurimin e mjeteve financiare, kufizime teknike dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja

04.09.2025

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

Njoftim për mediumet -

Shkup, 04.09.2025

 

Tranzicioni energjetik si prioritet strategjik i shtetit, përballet me sfida në zbatimin e politikave, sigurimin e mjeteve financiare, kufizime teknike dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja

 

 

Termoelektranat, si prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, por edhe ndotësit më të mëdhenj që duhet të mbyllen deri në vitin 2030, ende nuk kanë zëvendësim të përshtatshëm, pasi SHA ESM nuk ka ndërtuar kapacitete të reja prodhuese. Për më tepër, çmimi i prodhimit të energjisë elektrike nga SHA ESM është më i ulët se çmimi i shitjes te furnizuesi universal, gjë që rezulton me funksionim me humbje dhe vë në pikëpyetje reformën dhe tranzicionin e gjelbër.

Nga ana tjetër, SHA MEPSO përballet me kërkesa për lidhje në rrjetin e transmetimit të cilat nuk mund t’i aprovojë nga aspekti teknik. Për më tepër, projekti për ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV drejt Shqipërisë në kuadër të Korridorit 8, si projekt rajonal i Komunitetit Energjetik, i nisur në vitin 2015, është në ngecje

sdg7 alsdg13 al

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e suksesit me temë "Tranzicioni i gjelbër përmes promovimit të burimeve të rinovueshme të energjisë" me qëllim që t'i përgjigjemi pyetjes kryesore: "A do të sigurojnë reformat e planifikuara për tranzicionin energjetik me burime të rinovueshme të energjisë siguri energjetike, stabilitet ekonomik dhe përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare të dekarbonizimit?".

Janë përcaktuar qëllime në fushën e energjisë dhe klimës që shteti ka detyrim t’i zbatojë.

Për shtetin si palë kontraktuese e Komunitetit Energjetik, është përcaktuar objektivi për arritjen e 38% të burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumimin bruto përfundimtar të energjisë deri në vitin 2030.

A diagram of energy consumption

Description automatically generated with medium confidence

Me revizionin e kryer u konstatua se po zbatohen reforma për dekarbonizim dhe reforma të tregut të energjisë elektrike, të cilat janë të planifikuara në mënyrë strategjike, me një deklaratë të përbashkët u krijua një platformë investimi për një tranzicion të drejtë energjetik, u krijua një kornizë institucionale, aktivitete që nuk janë të mjaftueshme nëse nuk sigurohen kushte për zbatimin e tyre nga ana e kompanive energjetike.

Pikërisht, sipas të dhënave që na u prezantuan, konstatuam se:

  • SHA ESM për një periudhë të gjatë nuk ka ndërtuar kapacitete të mëdha energjetike dhe përballet me një gjendje të pafavorshme financiare. Është ndërtuar KXE Osllomej 3 me kapacitet prej 100 MW përmes PPP, si dhe KXE Osllomej 1 e cila deri në ditën e revizionit nuk ishte operative.
  • Operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike (SHA MEPSO) duhet ta zhvillojë rrjetin për integrimin e investimeve të reja në burime të rinovueshme të energjisë.
  • Është e nevojshme të krijohen kushte për balancimin e prodhimit të ndryshueshëm nga burimet e rinovueshme të energjisë.
  • U konstatua ngecje në zbatimin e një projekti nga lista PECI e Komunitetit Energjetik, ndërtimi i rrjetit të transmetimit energjisë elektrike të Korridorit 8 drejt Shqipërisë.

Reformat e tregut janë iniciuar përmes masave të reja të planifikuara të mbështetjes në formën e ankandeve CfD, masa për lidhje rajonale të tregut, he po futen garancitë e origjinës së energjisë elektrike nga BRE-të, të cilat lejojnë verifikimin dhe promovimin e energjisë së gjelbër.

Dokument kyç për realizimin e objektivave energjetike dhe klimatike është Plani për energji dhe klimë, i miratuar në vitin 2022 nga ana e Qeverisë. Me këtë plan janë përkufizuar objektivat për uljen e emetimeve të gazeve serrë për 82% krahasuar me vitin 1990, mbylljen e termocentraleve me qymyr dhe pjesëmarrjen e burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin përfundimtar në masën prej 38% deri në vitin 2030. Mirëpo është konstatuar se nuk janë përgatitur raporte për ndjekjen e zbatimit të planit, për çka mungon monitorimi mbi realizimin e politikës dhe arritjen e objektivave

qershor të vitit 2023, me mbështetjen e delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Bankës së Evropës për Rindërtim dhe Zhvillim është hartuar Udhërrëfyesi për Tranzicion të Drejtë, i miratuar nga Qeveria.

dhjetor të vitit 2023, në samitin klimatik në Konferencën e Palëve të 28 në Dubai, institucionet përkatëse nënshkruan një deklaratë të përbashkët për themelimin e Platformës Investuese për Tranzicion të Drejtë Energjetik (JETIP), e udhëhequr nga BERZH-i.

Qëllimi është të mobilizohen deri në 3.000.000.000 euro investime për të mbështetur tranzicionin energjetik përmes fondeve publike dhe private. Për përdorimin e këtyre mjeteve janë marrë përsipër obligime për mbylljen graduale të termoelektraneve me qymyr, instalimi i 1,7 GW kapacitet për energji të rinovueshme (nga të cilat të paktën një (1) GW përmes ankandeve), forcimi i rrjetit dhe ruajtja e energjisë, si dhe sigurimi i një tranzicioni të drejtë sipas Udhërrëfyesit, me fokus në mbrojtjen e komuniteteve dhe punëtorëve. Si rezultat i kësaj deklarate, më 20 mars 2024, Komiteti Investues i Fondit për Investime Klimatike ka miratuar Planin Investues për Tranzicion të Përshpejtuar nga Qymyri për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka vendit iu miratuan 85.000.000 dollarë amerikanë të kombinuara si hua koncesionare dhe grante.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale ka hartuar një version draft të listës së projekteve për tranzicion energjetik, listën JETIP, me vlerë prej 1.823.000.000 euro. Në listë janë planifikuar projekte për SHA ESM në vlerën prej 1.120.000.000 euro dhe projektin për Çebren dhe "Orllov Kamen" për të cilin vlera nuk është theksuar, si dhe projektet për SHA MEPSO në shumën prej 128.000.000 euro.

Nga ane e Qeverisë është formuar Këshilli për Tranzicion të Drejtë për ndjekjen e Udhërrëfyesit për Tranzicion të Drejtë, Platformës Investuese për Tranzicion të Drejtë Energjetik (JETIP), plani investues për tranzicion të përshpejtuar nga qymyri dhe Plani për rritje dhe Agjenda e reformave të BE-së.

Sipas të dhënave të prezantuar në Raportin Vjetor të Komisioni Rregullator për Energjetikë nga 1.502 prodhues vendas të energjisë elektrike, 1.494 përdorin burime të rinovueshme të energjisë, prej tyre 179 përdorin tarifë preferenciale, 53 përdorin premi, ndërsa 1.262 elektrocentrale nuk përdorin masa mbështetëse për prodhimin e energjisë elektrike.

Prodhuesit të cilët përdorin masa mbështetëse marrin pjesë në masën 16% kapacitetin total të instaluar nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe në masën 9% në kapacitetin total të instaluar të energjisë elektrike. Për masat e dhëna të mbështetjes mungon analiza për efikasitetin dhe ndikimin e tyre, dhe Sekretariati i Komunitetit Energjetik rekomandon një analizë më të mirë dhe shmangien e ndihmës shtetërore që favorizon dhe ka ndikim negativ mbi mjedisin jetësor.

Në vitin 2024, SHA ESM merr pjesë me rreth 58% të prodhimit total të energjisë elektrike, që paraqet shtyllë të prodhimit vendas të energjisë elektrike dhe është subjekt vendimtar në procesin e tranzicionit energjetik të vendit. Shteti deri në vitin 2030 duhet t'i mbyllë termoelektranat që janë ende prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, me pjesëmarrje prej 38,4% të prodhimit të përgjithshëm në vitin 2024, dhe gjithashtu edhe ndotësit më të mëdhenj që emetojnë CO2 në ajër.

 A factory with smoke coming out of it

AI-generated content may be incorrect.

Vendimi për të shitur 100% të prodhimit të energjisë elektrike të SHA ESM te furnizuesi universal me çmim i cili është më i ulët se i prodhimit, duke shkaktuar humbje në funksionimin e kompanisë. Me Ligjin për Energjetik, i miratuar në vitin 2018 dhe në fuqi deri në maj 2025, përcaktoi që prodhuesi i energjisë elektrike me kapacitetin më të madh të instaluar është i detyruar ndaj furnizuesit universal, në procedurat e prokurimit të energjisë elektrike, në përputhje me rregullat për blerjen e energjisë elektrike për furnizuesin universal, të ofrohet në shitje energji elektrike që duke filluar nga viti 2019 duhet të jetë së paku 80%, në vitin 2024 është të paktën 40% e nevojave totale vjetore të furnizuesit dhe në vitin 2025 të paktën 30%.


 

sha ESM

 

A diagram of a light bulb with a diagram and numbers

Description automatically generated with medium confidence

Funksionimi në kushte të tilla të SHA ESM e vë në pikëpyetje vazhdimësinë e punës së shoqërinë aksionare dhe zbatimin efikas të investimeve publike në fushën e energjetikës.

Çmimi i shitjes që furnizuesi universal u paguan prodhuesve preferencialë dhe në tregun e lirë është dukshëm më i lartë se çmimi që i paguan SHA ESM.  Politika për shitjen e prodhimit te furnizuesi universal për t'i mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve kontribuoi për mbështetjen shtetërore të SHA ESM përmes Buxhetit, ndërsa SHA ESM në vitin 2023 mori hua nga BERZH-i në shumën prej 100 milion euro për likuiditet me detyrim për dekarbonizim.

Si kusht i huas është përgatitja e një Studimi për dekarbonizim, me të cilin duhet të përcaktohet ndikimi i politikës së tranzicionit të drejtë në tërësinë e funksionimit të SHA ESM.

Nga ana e SHA ESM – Sektori për Zhvillim dhe Investime, në nëntor të vitit 2024 është hartuar një plan për Projektet Kapitale të SHA ESM, me numër të total prej 26 projektesh, nga të cilat 10 janë aktive në faza të ndryshme të pjekurisë dhe zbatimit, dhe 16 të tjerat janë projekte të planifikuara.

Projekti për ndërtimin e hidroelektranit të kthyeshëm Çebren dhe rezervuarit Orlov Kamen me kapacitet 333 MW (458 MW) për prodhimin e energjisë elektrike prej 1044 GWh në vit është me rëndësi kyçe për shtetin, për shkak:

  • sigurimi i energjisë elektrike në periudhat kur kërkesa është më e lartë dhe menaxhim më i mirë i furnizimit me energji elektrike në Evropën Juglindore;
  • rritja e pjesës së BRE-ve në prodhimin e AD ESM nga 25% në afërsisht 45%;
  • reduktimi i emetimit të CO₂ me 200,000 ton në vit.

Me Planin Investues për tranzicionin nga qymyri është përcaktuar se në vendin e termoelektranave është planifikuar ndërtimi i centraleve fotovoltaike për të cilat SHA ESM do të jetë investitor, përveç ndërtimit të KXE Oslomej 3 me Partnerin Privat Publik.

 

Tabela nr. 2 KXE të planifikuara në territorin e minierave në KEM Manastir dhe KEM Osllomej

Centrale fotovoltaike

Kapacitet i instaluar (MW)

Investitor

Vlera e vlerësuar në milionë euro në Programin Vjetor të Investimeve të SHA ESM-së

Statusi

Osllomej 1

10

ESM - BERZH

7

Operative

Osllomej 2

10

ESM - BERZH

10

Para ndërtimit

Osllomej 3

100

PPP

90

Operative

Manastir 1

20

ESM - BERZH

17

Para ndërtimit

Manastir 2

60

ESM - BERZH -KFV

47

E planifikuar

Manstir 3

100

ESM - BERZH -KFV

87

E planifikuar

Gjithsej

300

 

257

 

Për ndërtimin e KXE Osllomej 3 është marrë vendim për realizim në formë të PPP ku partneri privat do të mbulojë kostot investuese dhe operative dhe brenda një periudhe prej 35 vjetësh do të bëjë transferimin e pronësisë te SHA ESM. Sipas studimit të fizibilitetit, pjesëmarrja e partnerit publik (SHA ESM) është minimale dhe investimi kthehet brenda vetëm 1 deri në 2 vjet, ndërsa për gjithë investimin, kthimi i mjeteve është paraparë për periudhën prej 11 deri në 12 vjet.

Për pjesëmarrjen e SHA ESM-së, revizioni thekson gjendjen si vijon:

  • projekti po ndërtohet në tokë të pronësisë së SHA ESM në pjesën e minierës,
  • ekziston infrastruktura ekzistuese e lidhjes,
  • projekti kishte mundësinë e një granti investimi të pakthyeshëm nga WBIF si një projekt i parashikuar në Planin Ekonomik të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
  • Në formë të investimit publik do të siguronte të ardhura të plota dhe kontroll nga ana e shtetit, me efekt më të madh social për punonjësit e TEC Osllomej.

 

Investimet publike të fundit të ndërtuara dhe vënë në përdorim në BRE të SHA ESM janë të HEC Shën Petka, i vënë në përdorim në vitin 2012 dhe parku i erës Bogdanci, i vënë në përdorim në vitin 2014, ndërsa KXE Osllomej 1 është ndërtuar, por ende nuk është vënë në përdorim.

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike është thelbësor për sigurimin e një të ardhmeje energjetike stabile, fleksibël dhe të qëndrueshme për vendin dhe rajonin. Kapacitetet e reja nga burimet e rinovueshme janë rritur nga 303 MW në fund të vitit 2020, në mbi 1,500 MW deri në vitin 2024. Edhe pse me ndryshimet e Ligjit për energjetikë të vitit 2022 parashihet planifikimi sistematik i ndërtimit të kapaciteteve të prodhimit të BRE-së. Qeveria nuk ka miratuar Plan Indikativ për Ndërtimin e Kapaciteteve të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Burimet e Rinovueshme të Energjisë.

Për shkak të kësaj, mungon strategjia e qartë për përzgjedhjen dhe prioritizimin dhe ofron mundësi për vendimmarrje joadekuate për një numër të madh kërkesash për lidhje në rrjetin e transmetimit. Ligji i ri për energjetikë nga maji 2025 planifikohet të tejkalojë këtë gjendje.   

Nga viti 2011 deri në 2025 janë marrë vendime nga Qeveria për autorizim për ndërtimin e objekteve energjetike, në pjesën e BRE-ve për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese me fuqi të instaluar mbi 10 MW të paraqitur në tabelën nr. 3.

Tabela Nr. 3 Vendime për autorizimin për ndërtimin e objekteve energjetike për burime të rinovueshme të energjisë nga viti 2011 deri në vitin 2025

Numri rendor

Emri i projektit

Kompania

Lloji i objektit

Numri i Gazetës Zyrtare

Fuqia e instaluar

1

Parku i erës

Invall Mak Мак ShPKNjP Shkup

Turbinat me erë

50/2025

396 МW

2

OSM SOLLAR ShPKNjP Shkup

OSM SOLLAR ShPKNjP Shkup

KXE

85/2023

50 МW

3

FORTIS ENERGETIKA CENTRALET ELEKTRIKE DIELLORE SHPKNJP Shkup

Fortis Energetika ShPKNjP Shkup

KXE

85/2023

50 МW

4

MEJ ENERXHI SHPK Shkup

MEJ ENERXHI SHPK Shkup

KXE

218/2022

54,91 МW

5

Parku me Turbinat me erë  Euroing

SH.P.K Import-Eksport Gjevgjeli

Turbinat me erë

270/2019

30 МW

6

Turbinat me erë  Dren

Kaltun Energji Sh.P.K Shkup

Turbinat me erë

207/2019

34 МW

7

Turbinat me erë Bogosllovec

THOR Impex ShPKNjP Shkup

Turbinat me erë

197/2017

34 МW

8

Parku i turbinave me erë për prodhimin e energjisë elektrike SHA Elektrana e Maqedonisë - Shkup

SHA ESM

Turbinat me erë

83/2011

35 МW

Lidhjet në rrjetin shpërndarës nuk janë të harmonizuara me kapacitetin në rrjetin e transmetimit, gjë që mund të shkaktojë rreziqe shtesë teknike për sistemin. Nga të dhënat në draft-planin për zhvillimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike ka kërkesë për konsumatorë shpërndarës në rrjetin e transmetimit në vlerë prej 567 MW, për të cilën gjatë periudhës së kaluar nuk ka pasur harmonizim në lidhje me miratimet për lidhjet në rrjetin shpërndarës.

Sipas studimeve të kryera, kapaciteti i rrjetit aktualisht mund të pranojë vetëm deri në 1,5 GW, ndërsa kërkesat për lidhje të prodhuesve nga BRE në rrjetin e transmetimit arrijnë në 8,663 GW, prej të cilave 6,828 GW janë centrale fotovoltaike dhe 1,835 GW janë parqet me erë.

Me revizionin konstatuam se në rrjedhë është procedura për miratimin e Planin për zhvillimi të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike për periudhën 2025–2035, për të cilin është zbatuar debati publik, është dorëzuar në ministrinë kompetente dhe është dorëzuar në KEM, por në kushtet kur nuk është përgatitur Studimi për Zhvillimin e Rrjetit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, ekziston rreziku që të mos jenë identifikuar nevojat kryesore për zhvillimin e rrjetit.   

Projekti largpërçues Interkonektive Manastir - Elbasan dhe stacion transformatori 400/110kV Ohër ka një rëndësi të lartë strategjike dhe rajonale si pjesa e fundit e Korridorit 8, është planifikuar me marrëveshje ndërmjet disa vendeve në vitin 2005, si projekti i parë në listën me rëndësi të Komunitetit Energjetik, të ashtuquajturën listë PECI, ndërsa për këtë projekt është marrë granti i parë investues përmes WBIF në vlerë prej 12.000.000 euro.

Me revizionin e kryer konstatuam se ka ngecje të këtij projekti dhe realizimi i dobët ndikojnë në zhvillimin e strukturës energjetike rajonale, sigurinë energjetike të vendit, si dhe stabilitetin e rrjetit elektrik dhe rritjen e kapaciteteve për transmetimin e energjisë elektrike nëpër rajon. 

 Gjendja e shkallës së ndërtimit të trafostacionit 400/110 kV të Ohrit dhe zgjerimin e trafostacionit të Manastirit


KXE Oslomej 3

Me rritjen e numrit të projekteve të burimeve të rinovueshme të energjisë, rritet nevoja për kapacitetet balancuese, ndërsa kapaciteti i pamjaftueshëm për shërbimet sistematike përbën rrezik për stabilitetin e rrjetit.

Me revizionin e kryer u konstatua se tranzicioni energjetik është prioritet strategjik i vendit, por ndjekja e zbatimit të politikave dhe arritjes së objektivave është një proces kompleks për shkak të mjeteve financiare të nevojshme, palëve të interesuara si dhe masave dhe aktiviteteve që duhet të ndërmerren.

Rekomandimet e dhëna me raportin kanë të bëjnë me aktivitetet që institucionet kompetente duhet t’i ndërmarrin me të cilat do të krijojnë kushte për përmirësimin e tërësishëm të aktivitetit për tranzicionin energjetik, promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, miratimi i një Plani Indikativ për ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE), me një strategji të qartë për përzgjedhjen dhe prioritizimin e projekteve, si dhe për marrjen e vendimeve lidhur me kërkesat për lidhje në rrjetin e transmetimit në kushte të kufizimeve teknikekrijimin e kushteve për funksionim efikas të SHA ESM dhe reformat në treg për arritjen e sigurisë energjetike, stabilitetit ekonomik dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare për dekarbonizim.

Press kontakt:

Albiona Mustafa Muhaxhiri  +389 72228 203 [email protected]

Mijalçe Durgutov  +389 70 358 486 [email protected] 

Martin Duvnjak    +389 75 268 517 [email protected]