Në periudhën nga 9 deri më 11 prill 2025 u mbajt trajnimi treditor me temën ,,Output gap and elasticities“, i organizuar dhe i realizuar nga ekspertë të Bankës Botërore.
Ky trajnim i specializuar ishte i dedikuar për përfaqësues nga Këshilli Fiskal, Enti Shtetëror i Revizionit, Banka Popullore, komuniteti akademik dhe sektori civil, me qëllim forcimin e kapaciteteve në fushën e analizës fiskale dhe projektimit të politikave ekonomike.
Trajnimi u zhvillua nëpërmjet prezantimeve teorike dhe shembujve praktikë, duke përdorur aplikacionin EViews, mjet që mundëson analizë statistikore dhe ekonometërike të të dhënave makroekonomike.
Pjesëmarrësit në trajnim u njohën me rregullat e reja fiskale në Bashkimin Evropian, vlerësimi i prodhimit potencial dhe output gap për vendin tonë, komponentët ciklikë të politikës fiskale, stabilizatorët automatikë dhe zbatimi i modelit të impulseve fiskale, si dhe vlerësimi i qëndrueshmërisë së borxhit publik.
Nëpërmjet ushtrimeve praktike dhe përgatitjes së grafikëve dhe tabelave, pjesëmarrësit fituan njohuri shtesë për mjetet dhe qasjet bashkëkohore në analizën e politikës fiskale.