Sot, në Entin Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, Sh.T. Martin Pamer.
Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski duke falënderuar Ambasadorin për interesimin e tij për të vizituar dhe për t'u njohur me punën e Entit Shtetëror të Revizionit, prezantoi rezultatet dhe aktivitetet e ESHR-së në periudhën e kaluar.
Ambasadori Pamer, duke shprehur kënaqësinë me rezultatet dhe sukseset e Entit Shtetëror të Revizionit, potencoi se është i impresionuar nga puna dhe rezultatet e prezantuara të Kryerevizorit shtetëror, duke veçuar ESHR-në si një nga institucionet më efikase dhe më transparente në vend.