Më 10.03.2025, delegacion i lartë i Institucionit Shtetëror të Revizionit të Malit të Zi, i udhëhequr nga Presidenti i Senatit, mr. Nikola Kovaçeviq, qëndroi në një vizitë bilaterale në Entin Shtetëror të Revizionit, ku zhvilluan takim pune me Kryerevizorin shtetëror, mr. Maksim Acevski, Zëvendës kryerevizorin shtetëror, mr. Orhan Ademi dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Në fokus të vizitës bilaterale ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për revizionin paralel ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Institucionit Shtetëror të Revizionit të Malit të Zi për realizimin e revizionit paralel me temë „Programet për diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje“.
Nënshkruesit e marrëveshjes, Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski dhe Presidenti i Senatit, mr. Nikola Kovaçeviq, shprehu pritshmëri të padyshimta për bashkëpunim të suksesshëm të përbashkët në periudhën e ardhshme nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve të planifikuara nga dy Institucionet Supreme të Revizionit për temë që ka interes të veçantë për qytetarët e të dy shteteve.
Gjatë takimit dypalësh, përfaqësues të dy Institucioneve Supreme të Revizionit realizuan vizitë pune edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u takuan dhe biseduan me Nënkryetarin e Kuvendit z. Antonio Milloshovski, duke prezantuar aktivitetet dhe rezultatet e deritanishme të bashkëpunimit të përbashkët.
https://dzr.mk/sites/default/files/dzr/doc/Dogovor_paralelna_revizija_D…