dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Edukimi për revizionin e suksesit në fazat e planifikimit, realizimit dhe raportimit

07.03.2025

Më 07.03.2025, këshilltarja e kryerevizorit shtetëror mr. Tanja Tasevska, ishte ligjëruese në edukimin për revizorët shtetërorë e cila u fokusua në revizionin e suksesit në fazat e planifikimit, realizimit dhe raportimit të revizionit.

Gjatë edukimit u trajtuan disa tema dhe fusha të lidhura me procesin e revizionit të suksesit, dhe ato janë:

  • Trajtimi i kërkesave nga palët e jashtme të interesuara;
  • Kritere që përdorin ISR-të për zgjedhjen e temave për revizionin e suksesit;
  • Dizenjimi i revizionit të suksesit dhe zbatimi i hulumtimeve paraprake;
  • Përcaktimi i qasjes për revizionin e suksesit.

Gjithashtu, në fokus të edukimit të sotëm ishte edhe mënyra se si formulohen pyetjet e revizorit, përcaktohet fushëveprimi i revizionit, zgjedhja e kritereve për revizion, si dhe zhvillimi i metodologjisë dhe menaxhimi me rreziqet.