dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Strategjia Kombëtare e Zhvillimit dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe revizioni i prokurimeve publike, janë tema të trajnimeve

05.03.2025

Më 4 mars 2025, u mbajt trajnim për punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit në përputhje me Planin Vjetor për Avansim të Vazhdueshëm Profesional për vitin 2025, me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në fokus të trajnimit është prezantimi i gjetjeve më të rëndësishme dhe shembujve praktikë nga revizionet e kryera të procedurave për prokurime publike, zbatimi i rregullativës ligjore dhe nënligjore në fushën e prokurimit publik, si dhe bashkëpunimi mes Entit Shtetëror të Revizionit, KSHKR dhe Byrosë për prokurime publike dhe institucione tjera kompetente dhe lidhja e tyre me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2024-2044 dhe Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Në Programin Vjetor të Punës së ESHR-së për vitin 2025, ESHR ka parashikuar gjithsej 16 revizione të suksesit/pajtueshmërisë, të cilat janë të lidhura ngushtë me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2024-2044 dhe Objektivat për Zhvillimim të Qëndrueshëm.

Ligjërues në trajnimin e sotëm janë znj. Rosica Shalevic - Kristovska, Ndihmëse e kryerevizorit shtetëror, mr. Sasho Mateski revizor i pavarur, znj. Marina Bllazhevska, Ndihmëse e kryerevizorit shtetëror dhe dr. Mare Bogeva – Micovska drejtoresh e Byrosë për Prokurime Publike.

 

Gjithashtu, punonjësit e Entit Shtetëror të Revizionit patën mundësinë të diskutojnë dhe të nxjerrin konkluzione për iniciativat e përbashkëta në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, së bashku me përfaqësues nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Byroja e Prokurimit Publik.