Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe z. Kristofer Marshall, drejtor i Projektit të USAID-it për partneritet kundër korrupsionit, nënshkruan një Letër për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Projektit të USAID-it për partneritet kundër korrupsionit të zbatuar nga ana e International Management Systems, kompania e Tetra Tek.
Duke shprehur falënderim dhe kënaqësi për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski theksoi se pret që ky bashkëpunim në të ardhmen të kontribuoni në forcimin dhe avancimin e sistemit të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit në vendin tonë dhe shprehu besimin se ky partneritet do të çojë në realizimin e suksesshëm të qëllimeve të përbashkëta dhe do të rrisë besimin e qytetarëve në institucionet.
Pritshmëri të mëdha nga bashkëpunimi i formalizuar me Entin Shtetëror të Revizionit shprehu z. Mark Ellingstad, drejtor i Zyrës për Demokracinë dhe Qeverisjen e Mirë pran Agjencinsë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Maqedoninë e Veriut, duke njohur rolin e ESHR-së si një nga institucionet kyçe në sistemin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit.
Drejtori i Projektit të USAID për partneritet kundër korrupsionit, z. Kristofer Marshal, shprehu besimin se me nënshkrimin e letrës për bashkëpunim sigurohet një kornizë e qartë për krijimin e aktiviteteve ndërmjet institucioneve në fusha të interesit të përbashkët, të cilat do të kontribuojnë në sigurimin e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarët.
Nënshkrimi i letrës për bashkëpunim ka për qëllim të vendosë një bazë për prioritete të përbashkëta lidhur me realizimin e aktiviteteve që forcojnë sistemet në nivel kombëtar për parandalimin dhe zvogëlimin e vulnerabilitetit institucional ndaj korrupsionit.