dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Delegacioni i ESHR-së në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të Gjykatës së Revizionit të Republikës së Sllovenisë

12.12.2024

Me ftesë të Kryetares së Gjykatës së Revizionit të Republikës së Sllovenisë, znj. Jana Ahçin, delegacioni i Entit Shtetëror të Revizionit i udhëhequr nga Kryerevizori shtetëror, mr. Maksim Acevski, mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të formimit të Gjykatës së Revizionit të Republikës së Sllovenisë. Ngjarja u mbajt më 8 dhe 9 dhjetor 2024 në Qendrën e Kongreseve Brdo në Slloveni.

Në shënim morën pjesë përfaqësues të lartë të Republikës së Sllovenisë, të gjithë ish-kryetarë të Gjykatës së Revizionit, si dhe liderë dhe përfaqësues të institucioneve të larta të revizionit nga Kroacia, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Sllovakia, Çekia, Hungaria, si dhe figura të larta nga Gjykata Evropiane e Revizorëve.

Pas fjalimit të presidente së Gjykatës së Revizionit, zonjës Jana Ahçin, në ngjarje fjalim patën edhe presidentja e Republikës së Sllovenisë, dr. Natasha Pirc Musar, si dhe presidenti i Gjykatës Evropiane të Revizorëve (ECA), Toni Marfi.

Ngjarja përbënte një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojaveave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të revizionit, si dhe realizimin e takimeve bilaterale dhe diskutimeve mes delegacionit të Entit Shtetëror të Revizionit dhe delegacioneve të institucioneve të tjera të revizioneve shtetërore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shpërndarjen e praktikave më të mira në fushën e revizionit.