dzr
ENTI SHTETËROR
I REVIZIONIT
GUARDIAN I FONDEVE PUBLIKE

Kryerevizori shtetëror realizoi takim pune me përfaqësues nga Banka Botërore

04.12.2024

Me ftesë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 05 dhjetor 2024, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, Kryerevizori Shtetëror mr. Maksim Acevski, mori pjesë në manifestimin solemn në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ngjarja u organizua në kuadër të Projektit të USAID-it për partneritetin kundër korrupsionit dhe Projektit "Komunitetet me Integritet", i financuar nga Qeveria e Zvicrës, i implementuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

Në kuadër të panelit, Kryerevizori Shtetëror, z. Maksim Acevski, duke shprehur mirënjohjen për ftesën, theksoi se duhet të jetë e qartë për të gjithë se mjeti kyç në luftën kundër korrupsionit para së gjithash është parandalimi, gjegjësisht ndërtimi i një qasjeje për sa i përket asaj se çfarë do të thotë të menaxhosh në mënyrë efikase me mjetet publike, forcimi kontrollit të brendshëm te subjektet që shpenzojnë mjete publike.

Në të njëjtën kohë, siç vuri në dukje Kryerevizori shtetëror, parakushti bazë është ndërtimi i një administrate publike të qëndrueshme dhe efikase e cila në vazhdimësi do të kalojë në një proces edukimi dhe përmirësimi të njohurive dhe aftësive shoqëruar me dixhitalizimin e proceseve të ofrimit të shërbimeve me qëllim të minimizimit të rreziqeve nga ndikimet diskrecionale ndaj kërkuesve të shërbimeve, pra qytetarëve.

Duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë si IFES, UNDP, UN Women, NDI, USAID, Ambasadat e SHBA-së, Zvicrës dhe vendeve të tjera të pranishme që janë partnerë afatgjatë të shtetit, KRSH theksoi se më në fund është koha që shteti të demonstrojë se mund të organizohet në mënyrë të pavarur dhe me autoritet dhe sigurisht me integritet të lartë për të parandaluar korrupsionin dhe se fondet e investuara të partnerëve ndërkombëtarë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe kadrovike të shtetit nuk janë të kota.

Në këtë manifestim, fjalime hyrëse mbajtën kryetarja e KSHPK-së, znj. Tatjana Dimitrovska, si dhe z. Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Ambasadorja e Zvicrës, SH.S. Veronika Ulmann, z. Ben Nupnau, zëvendës shef i Delegacionit të Bashkimit Europian dhe znj. Jerry Dable, drejtoreshë e USAID-it.